07:57 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çmimet e biletave të Kombëtares, çudit zyrtari i FSHF-së: Futbolli nuk është për hallexhinj

21:19 | 24/09/2019
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dështon për herë të dytë premtimi, “Arena Kombëtare” nuk është gati as për shtatorin

Gajtë muajt nëntor pritet të inaugurohet “Arena Kombëtare” dhe punimet janë drejt fundit. Por, polemikat gjatë ndërtimit të stadiumit dhe në këto momente kanë qenë të shumta. Herë vonesat dhe herë projekti janë bërë shkaku i debatit.

Në emisionin “Pressing” të ftuar ishin Eduard Prodanit, ish-sekretar i FSHF-së dhe Arben Dervishaj që ka rolin e inxhinierit në stadiumin e ri, të cilët kanë pasur një debat për “Arenën Kombëtare”.

Prodani e ka konsideruar FSHF-në si një ndërmarrje ndërtimi duke qenë se po merret vetëm me ndërtimet e impianteve dhe jo me zhvillimin e futbollit në vend. Nga ana tjetër Dervishaj shprehet se çdo gjë është brenda rregullave.

Debati:

Dervishaj: “Presim kush do të jetë sponsor për t’i vënë emrin. Kur ndërtohet diçka e re ka polemika, pasi disa janë të kënaqur dhe disa jo. Stadiumi përfundon siç është projekti. Para 3 vitesh u paraqit dhe sot është zbatuar tamam. Do të mbyllim dosjen për konkurrimin për finalen e Superkupës pasi dy herë kemi konkurruar me projekt, por UEFA është skeptike dhe janë të saktë. Këtë radhë jemi me projekt real dhe të gjitha janë sipas asaj që mund të organizojmë finale Superkupe.

Prodani: “Federata a nuk e dinte se kur një stadium është vetëm projekt, UEFA nuk e merr fare në konsideratë? Apo e bëtë kështu sa për publikun? Por kjo është tallje me publikun”.

Dervishaj: “Ti mund të bësh ironi sa të duash. Menduam se do ta mbarojmë dhe ata po investojnë në të. Kishin besim se do ta bënim në kohë. Ne kemi zënë radhën sespe nuk jemi të parët  që refuzohemi. Finalja në stadium do të bëhet, UEFA ndjek edhe rregulla për ndarje gjeografike. Fitoi Shkupi, Stambolli dhe nuk pritej të fitojë direkt Shqipëria”.

Prodani: “Kam konflikt interes dhe janë shumë gjëra që tha Dervishaj. Dua ta pyes se stadiumi duhet të përfundonte në verën e vitit 2018 dhe ndodhën të papritura pasi ndërtimi i një vepre të madhe i sjell këto. Kam ngrënë 2-3 dreka me baste miqësore sepse drejtuesit e FSHF-së kanë thënë “përfundon këto 3 muaj, përfundon këto 3 muaj të tjerë”. Pse kaq të paparashikueshme kanë qenë vonesat?”

Dervishaj: “Afati që në vumë ishte i parealizueshëm. Ka pasur pengesa të cilat nuk vareshin nga ne, pasi ne kemi bërë presion. Në datën 17 nëntor do të jetë gati për ndeshjen me Francën, ndërsa do të bëjmë edhe një ndeshje kontrolli jo zyrtare. Jemi pak mbrapa me pjesën e bareve dhe restoranteve. Po përfundon vendosja e sedileve dhe pastaj do të ketë sistemimet e fundit dhe pastrimi.”

Prodani: “Ka ndodhur që dikur Franca ka shkuar në Rumani, Bukuresht dhe Riberi xhironte në fushë. Mos e keni marrë tapetin të hollë”.

Dervishaj: “Jo nuk është i hollë. Do të jetë tapet më i mirë se ai në “Elbasan Arena”.

Ndërkaq debati ka devijuar edhe për çmimet e biletave, të cilat sipas Prodanit kanë qenë të shtrenjta,

Prodani: “Çmimet janë politikë e gabuar sepse duhet promovuar futbolli. 50 mijë lekë bileta është çmim shumë i lartë pasi kam parë biznesmenë që tërhiqeshin ose e kërkonin falas. Ne shohim çmime nga 2-3 mijë lek të vjetra dhe prapë nuk vijnë tifozat. Të tillë gjendje ekonomike kemi dhe është absurde të krahasohemi me Francën”.

Dervishaj: “Futbolli nuk është për hallexhinj”.

Prodani: “Federata është bërë një ndërmarrje ndërtimi. Po investoni miliona euro në zyra ndërsa jashtë janë fëmijët e zhveshur në dimër. Ky është fakti. Federata ka zyra. Zhvilloni futbollin njëherë pastaj zyrat”./abc/

Etiketa: arena kombetare
Pas

Në krahët e Alfios, Fatma Methasani jep lajmin e bukur (FOTO)

Para

Skandal/ Vajzave u kërkohet seks online në ‘Call Center’, menaxherja: Mund të zhvishesh, të bësh striptizëm…

Para
Skandal/ Vajzave u kërkohet seks online në ‘Call Center’, menaxherja: Mund të zhvishesh, të bësh striptizëm…

Skandal/ Vajzave u kërkohet seks online në 'Call Center', menaxherja: Mund të zhvishesh, të bësh striptizëm...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.