12:48 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Çmimet e energjisë në ekstrem, OSHEE importon me 68.2 euro/MW

09:35 | 05/07/2017
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Terr në Gjirokastër, 80% e qytetit zgjohet pa drita. Mungesa dhe në institucione

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përfunduar procedurën e dytë të prokurimit të energjisë për korrikun, për një sasi prej 105 mijë megavat.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, për lëvrimin e kësaj sasie janë vënë në dispozicion mbi 7.1 milionë euro (pa TVSH), çka e çon në total fondin e shpenzuar për import vetëm në korrik, në rreth 22 milionë euro (këtu nuk përfshihet shuma e shpenzuar për importin në tre ditët e fundit të qershorit).

Gjate pages se energjise ektrike

Situata e thatësirës dhe nevoja e OSHEE për të importuar me emergjencë, pa planifikimin në avancë ka bërë që edhe çmimi i importit, të rezultojnë 10 euro më i lartë sesa një javë më parë. Konkretisht 1 megavat është importuar me çmimin 68.2 euro ndërkohë që, një javë më parë, sasia e energjisë së importuar për korrikun rezultoi me një çmim 57.2 euro/MW. Edhe në atë kohë, çmimi, nëse krahasohej me bursën e Hungarisë, të cilës i referohet qeveria në rastet e blerjes së energjisë nga prodhuesit me përparësi, sërish rezultonte me 9 euro më i lartë.

Në datën 5 korrik sipas kësaj burse, çmimi bazë për megavat është 49.45 euro kurse çmimi në pik 56.52euro/MW. Krahasuar me një ditë më parë, vihet re një rritje e çmimit e nxitur nga situata e përgjithshme dhe kërkesa në rritje edhe në rajon. Diferenca me bursën është 11.7 euro/MW.

Tenderi          

OSHEE njoftoi se në fazën e parë të shpalljes së kërkesës operatorët që u paraqitën në tender nuk arritën të siguronin sasinë e kërkuar të energjisë. Gjithsesi në fazën e dytë kompanitë që dërguan ofertat ishin gjashtë nga të cilat :  GEN-I Tirana shpk, GSA shpk, EFT AG,  NOA Energy Trade shpk, GRID Energy Trade, Devolli Hydropower – Statkraft.

Kontrata u lidh vetëm me katër prej tyre duke lënë jashtë  Devoll Hydropower – STATKRAF dhe GRID Energy.

OSHEE bëri me dije se pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet KESH, ky i fundit do të mbulojë pjesën e furnizimit gjatë natës. “Në ndryshim nga eksperiencat e mëparshme, u konstatua që ishte e panevojshme të blihej energji në oret 00:00 – 08:00 dhe orën 24:00 duke parë që në këto orare kërkesa për energji mund të plotësohej nga prodhimi i KESh sha” njoftoi kompania e shpërndarjes. /Monitor

 

 

Etiketa: cmimet e energjiseenergjia elektrikerriten cmimet
Pas

Nga Arjan Çani te Aurela Gaçe dhe Lorik Cana, cilat janë FOBITË e VIP-ave shqiptarë

Para

Fillim i ri për Arjola Shehun? Mësoni se në kë ekran do të shfaqet moderatorja

Para
Fillim i ri për Arjola Shehun? Mësoni se në kë ekran do të shfaqet moderatorja

Fillim i ri për Arjola Shehun? Mësoni se në kë ekran do të shfaqet moderatorja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.