02:43 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çmimet e larta, pagat dhe pensionet e ulëta tre shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve

10:51 | 03/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çmimet e larta, pagat dhe pensionet e ulëta tre shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve

Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që e u krye nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zbuloi se tre problemet më të rëndësishme në aspektin ekonomik për shqiptarët janë çmimet e larta, pagat e ulëta dhe pensionet e ulëta.

RCC anketoi rreth 6000 qytetarë në Rajon, të cilët ndër të tjera u pyetën se cilat janë tre problemet më të rëndësishme në ekonominë tuaj: inflacioni, pabarazia, papunësia, pagat, pensionet, taksat, çmimi i karburantit dhe korrupsioni i korporatave. Shumica e qytetarëve shqiptarë, 73% ishin të shqetësuar për çmimet e larta. Shqetësimi i dytë më i rëndësishëm për qind 57 për qind të qytetarëve ishin pagat e ulëta dhe shqetësimi i tretë me i rëndësishëm në aspektin ekonomik për 41 për qind ishin pensionet e ulëta.

Siç tregojnë të dhënat nga tabela, qytetarët shqiptarë kishin nivele më të larta të pakënaqësisë me pensionet, në raport me qytetarët e tjerë të Rajonit. Shqiptarët ishin më pak të shqetësuar për papunësisë dhe pabarazinë se shtetasit e rajonit.

Në krahasim me Rajonin, Shqiptarët shprehën shqetësim më të lartë për nivelin e taksave. 22 për qind të qytetarëve shqiptarë i konsideruan shqetësim taksat, teksa mesatarja rajonale ishte 15%. Korrupsioni i korporatave ishte më pak shqetësim për shqiptarët, teksa boshnjakët dhe serbët e konsideruan problem këtë aspekt.

 

 

Parate2

Teksa Shqipëria ka çmimet më të larta të karburantit në Rajon, për shqiptarët çmimet janë me pak shqetësuese. Së paku në Kosovë çmimet e karburanteve janë 30 për qind më të lira se në Shqipëri, për 29 për qind të qytetarëve atje janë problem, ndërsa në vendin tonë vetëm 20 për qind.

Papunësia duket se në Shqipëri është më pak shqetësuese se në Rajon, pasi vetëm 31 për qind e shqiptarëve shprehën se papunësia është problem kundrejt 36% që ishte mesatarja Rajonale.

Që nga fillimi i tij në 2021, “SecuriMeter” ka ofruar të dhëna të rëndësishme për perceptimet e publikut, duke shërbyer si një mjet për politikëbërësit për të krijuar përgjigje të bazuara në prova ndaj sfidave në zhvillim. Sondazhi i këtij viti nënvizon natyrën e ndërlidhur të çështjeve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën kritike për zgjidhje./Monitor/

Pas

Ju mori nën kërcënimin e armës telefonin dhe 20 mijë lekë dy vëllezërve, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

Para

Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Para
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.