Çmimi i bylmetit është rritur ndjeshëm në Elbasan. Çmimet janë 3 fishuar aq sa mund të thuhet se tashmë bulmeti mund të konsiderohet luks per konsumatorët. Të revoltuar për këtë fakt shprehen qytetarët.
Ata thonë se kanë kohë që kanë nisur kursimin ndërsa barrën më të madhe e kanë pensionistët të cilët me shumën mujore që marrin e kanë të pamundur blerjen e produkteve të bulmetit.
“Tani kanë ikur të gjithë, kanë mbetur vetëm pleqtë, nuk i mbajnë dot bagëtitë. Unë kam pasur 6 lopë, përpara e hanim djathin në vend të bukës, sot e blejmë. Rriten çmimet ndërsa pensionet tona nuk rriten. Nuk jetohet me 100 mijë lekë të vjetra në muaj.
-Unë pardje kam shkuar të marr një kile djath këtu, ishte 7 mijë lekë. Me pensionin që marr unë në muaj, djathin nuk arrij ta marr dot”-u shprehën disa prej qytetarëve.