Drejtori i Politikave për Energjinë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë Besjan Kadiu, në një intervistë të dhënë për FaxNews ka dhënë detaje në lidhje me problematiken për uljen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë.
Kadiu është shprehur në një intervistë me gazetarin Albi Rakip se vendimi për uljen e çmimit të energjisë elektrike ishte në bazë të një raporti të qëndrueshmerisë financiare të hartuar përgjatë vitit 2024.
Ai ka theksuar se me këtë vendim konsumatorëve shqiptarë ju kursehen 100 euro në vit, ose 860 lekë në muaj.
“Jo të gjithë klientët do të përfitojnë çdo muaj, pasi kjo është në varësi të muajit të nxehtë ose i ftohtë, por në total 95% qytetare do të jenë pjesë e kësaj skene. Një konsumator që shppenzon 700 kË orë në muaj. Do të ketë një përfitim +100 euro në vit, dhe në muaj 860 lekë në muaj. Përformancat financiare janë ato që janë kryesore por dua të theksoj se të gjithë shoqëritë publike, por menjëherë pas krizës dua të theksoj se ulja e humbjes në rrjetin e shpëndarjes jep efekt të menjëhershëm në rrjetin e shpërndarjes. Është rezultat i vitit 2024 që tregoi konsolidim të OSHEE dhe të konsumatorit për të marrë edhe këtë vendim në lidhje me uljen e çmimit të energjisë, rreth 7.2 miliardë lekë është përfitiomi për vitin 2024”, ka thënë ai.
Ndërkohë sa i përket humbjes që mund të pësojë buxheti i shtetit në lidhje me këtë nisme ai ka theksuar se nuk ka aspak ndikim, pasi çdo shpenzim varet në lidhje me përfitimet që ka vetë shoqëria e OSHEE.
“Për buxhetin e shtetit nuk ka humbje shoqëritë e grupit kanë aftësinë që të grupojnë të ardhurat që ju duhen dhe rreth 3 miliardë do të jetë dhe përfitimi që do të ngelet në portofolin e shoqërisë. Është ende herët për të fokur në lidhje me këtë pasi është e para dhe nuk mund të them nëse do të ketë në vijim por e rëndësishme është që të theksohet se sektori energjitik shqiptar ndodhet shumë ndryshe nga s aka qenë më parë. Këtij sektori përveç të ardhurave që sektori mund të gjenerojë brenda për brenda duhet që të gjenerojë edhe jashtë, por ngelet për tu parë një gjë e tillë për të parë edhe të ardhmen në lidhje me tarifat e energjisë”, është shprehur Kadiu.
Ndërkohë në lidhje me konsultimet me konsumatorët ai ka theksuar se tarifat e energjisë elektrike nuk janë tarifa që mund të marrim mendimin e konsumatorit, pasi ai synon që të ketë një çmim të ulët por është bërë një vlerësim në tërësi e sektorit për të dalë në një konkluzion që është ulja e çmimit të energjisë elektrike.