Prokuroria e Posaçme vijon hetimet ndaj pretendimeve për tenderin abuzim me vlerë prej 28 milionë eurosh për uniformat e policisë, duke marrë në pyetje persona që kanë dije për këtë çështje.
Këtë te mërkurë në dyert e SPAK për tu pyetur është paraqitur shtetasja, Flutura Çekrezi, e cila, mbante detyrën e drejtueses së njësisë së prokurimit. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se ajo u pyet pasi të arrestuarit pretendojnë për abuzimin e këtij tenderi përgjegjësia bie mbi policinë e shtetit.
Përpara hetuesve ajo mësohet se ka thëne se Autoriteti kontraktor e ka patur detyrë specifikie teknike dhe vendosjen e fondit limit, pra “policia e ka këtë përgjegjësi jo ne”.
Gjithashtu ajo ka shtuar se shkresa 55 e tregon këtë gjë. Më tej përpara hetuesve ajo është shprehu se ato kanë zbatuar vetëm ligjin, dhe të gjitha specifikimet dhe çmimet i ka caktuar policia e shtetit.