13:04 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çmimi Nobel, Dyrnjaja: Kadare në rrethana të caktuara dhe të imponuara i ka thurur lavde partisë dhe shokut Enver

10:12 | 06/10/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çmimi Nobel, Dyrnjaja: Kadare në rrethana të caktuara dhe të imponuara i ka thurur lavde partisë dhe shokut Enver

Ditën e djeshme u ndanë çmimet Nobel në Letërsi, ndërsa kandidat ishte dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. Pavarësisht dëshirës së mirë të shumë shqiptarëve, çmimin e fitoi novelisti britanik Kazuo Ishiguro. 

Pas publikimit të fituesit, duket se shqiptarët u ndanë në dy pjesë, ata që u zhgënjyen dhe pjesa tjetër që filluan me fyerje në drejtim të Kadaresë dhe lidhjen e tij me të shkuarën komuniste. 

Për gazetarin Denis Dyrnjaja, një shkrimtar si Kadare është vlerë e shtuar për vendin tonë, ndërsa vetë ai bën mirë që të ishte i sinqertë dhe të pranonte  se në rrethana të caktuara dhe të imponuara i ka thurur lavde partisë dhe shokut Enver.

KOMENTI I DYRNJASË: 

Kadare në count down-in e Nobelit

Nuk ka asnjë arsye për t’u ngazëllyer që edhe këtë vit Kadare nuk e mori Nobelin për Letërsinë. Nuk kam besuar ndonjëherë se kjo do të ndodhë edhe pse mirë do të ishte të ndodhte, se vlerat e mira i kemi si pikat e ujit në shkretëtirë.

Çështja nëse Kadare i ka shërbyer apo jo regjimit diktatorial komunist në Shqipëri duhet të jetë një debat i brendshëm dhe nuk duhet t’i cenojë vlerat e Ismail Kadaresë si shkrimtar, sot, edhe i kalibrit ndërkombëtar. Personalisht mendoj se ai me koshiencë ose nga detyrimi i ka shërbyer qoftë edhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë atij regjimi.

Çdo tentativë për ta paraqitur si disident të parakohshëm në komunizëm Kadarenë, është e kotë. Sinqeriteti do t’i shërbente dhe vetë shkrimtarit nëse pranonte se në rrethana të caktuara dhe të imponuara i ka thurur lavde partisë dhe shokut Enver. Kjo s’do t’i hiqte asnjë pikë vlerës së tij si shkrimtar i madh që shërbeu, jetoi dhe shkroi në dy sisteme me penë artistike, por fatkeqësisht në njërën prej epokave ajo pene ishte edhe shkruese e lavdeve politike.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: gazetariIsmail KadareKadare
Pas

Manjani: Vetting nuk ka vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën

Para

Aksident i rëndë në Itali, dy shqiptarë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë (FOTO)

Para
Aksident i rëndë në Itali, dy shqiptarë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë (FOTO)

Aksident i rëndë në Itali, dy shqiptarë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

Rama shkon në selinë e PS, refuzon të komentojë rezultatin: Të mbarojë njëherë

Incident zgjedhor në KZAZ 32 në Tiranë! Vëzhguesit sherr me njëri-tjetrin, ndërhyn policia

Vota e Greqisë/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë ka provë dorëzimi

DVP Tiranë referon disa ngjarje penale, arrestime dhe procedime në vijim

GJKKO “Rrëzon” sërish Berishën.Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Numërohen rreth 95% e kutive, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kukës/Vijon operacioni “Kroi”, arrestohet personi i dytë i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

PS 19 mandate në Tiranë, PD “dhëmbë për dhëmbë” me “Mundësinë” për mandatin e 14-të

Numërohen mbi 93% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.