Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar ashpër pas vendimit të jurisë së Akademisë së Stockholmit për t’i akorduar çmimin Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.
Shkrimtari austriak është i njohur hapur për mbështetjen ndaj Sllobodan Millosheviçit, i njohur në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”.
Madje Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e tij me një ton adhurues.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Cakaj shkruan se ky çmim i është dhënë një personi që ka mohuar genocidin. Madje ai shton se ky ëhstë një “Akt i pakuptimtë dhe i turpshëm, dëshmitarë të së cilit jemi në vitin 2019”.
“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm” – shkruan Cakaj në Twitter.