23:21 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ç’ndodh me prodhimin vendas? Panariti: Dëmtohet nga mallrat skarco që vijnë nga importi (Video)

10:30 | 06/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ç’ndodh me prodhimin vendas? Panariti: Dëmtohet nga mallrat skarco që vijnë nga importi (Video)

Çfarë po ndodh me prodhimet bujqësore në vendin tonë dhe pse fermerët në masë të madhe po vendosin që të hedhin në rrugë frutat dhe perimet e tyre?!

Fermerët thonë se duhet që të ketë pika grumbullimi në mënyrë që prodhimet e tyre të mos çohen dëm, dhe të mos konkurohen në mënyrë të pandershme nga produktet e importit.

I ftuar në studion e Fax News, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti është shprehur se bujqësia ndodhet në një presion të madh konkurrueshmërie të pandershme nga të gjitha anët, sidomos prej mallrave të importit.

Sipas tij mallrat që vijnë nga jashtë kanë kosto shumë të ulët pasi janë mallra skarco, dhe këto shtete marrin subvencione nga ana e BE-së. Për ish-ministrin shteti shqiptar duhet të investojë të paktën 100 milionë euro në vit, në mënyrë që t’i jepet një frymëmarrje prodhimit vendas.

‘’Bujqësia vendase ndodhet në një konkurrencë të panderdhme, shteti duhet që të ndërhyjë në mënyrë që të shiten njëherë prodhimet vendase dhe më pas ato të importit. Shteti shqiptar duhet të veprojë njësoj si fqinjët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Serbisë, që ndalojnë futjen e mallrave të importit, derisa të shiten prodhimet e tyre.

Unë mendoj se rrjeti publik i spitaleve, shkollave, forcave të armatosura, duhet që të furnizohen me produkte vendase, pasi ata paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Kjo do të tërhiqte një pjesë të mirë të prodhimit, do ti jepte një shfryrje pjesë së stokut të prodhimit vendas.

Nëse ne nuk ndërhyjmë te anomalitë, siç është futja pa kriter e importit, të cilët marrin me kosto zero andej, për shkak se janë në prag të skarcimit. Merren prej vendeve të orgjinës me kosto zero dhe hyjnë në tregun tonë me një kosto shumë të ulët, duke dëmtuar fermerët shqiptarë.

AKU-ja duhet të merret me importuesit e mëdhenj, qeveria duhet që të ulë barrën për fermerët.

Bujqësia ka nevojë për kreditim, duhet të investohen 100 milionë euro në vit në sektorin e bujqësisë. Duhet që të kemi një shpërndarje sa më të drejtë të kulturave, pasi prodhohet më shumë sesa duhet një kulturë dhe lihet tregu bosh me kultura të tjera.

Duhet të ketë bashkime mes fermerëve, jo të detyrueshme si koperativat e dikurshme, por si aksionerë në një ndërmarrje të caktuar bujqësore, për të qenë konkurrues në treg. Shteti është opër rtë stimuluar dhe mbrojtur prodhimin vendas, me ato instumente që ka në dorë”, u shpreh Panariti.

Një tjetër problem që Panariti ngriti ishte fakti i barrierave fiskale që qeveria ka vënë për fermerët duke thënë se shifra maksimale prej 200 eurosh që mund të bëhen transaksione cash dëmton bujqësinë. Panariti tha se vendi ynë e ka shumë informale Bujqësinë dhe kjo shifër kaq e ulët e transaksioneve cash dëmton bërjen e biznesit.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Mësoni cila është shenja e ditës për sot, dominon mbi të tjerat

Para

Takimi i shumëpritur Trump- Kim Jong-Un do të ndodh në një ishull luksoz

Para
Takimi i shumëpritur Trump- Kim Jong-Un do të ndodh në një ishull luksoz

Takimi i shumëpritur Trump- Kim Jong-Un do të ndodh në një ishull luksoz

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.