Ashtu si kishim thënë pak më parë Ben Blushi kishte pasur një dhuratë për kryeministrin nga populli i Zharrzës. Një bidon me ujë të ndotur që banorët e Zharrzës iu duhet të pinë çdo ditë. Po bidoni me ujë nuk ëhstë lejuar të futet brenda në Kuvend nga ana e punonjësve të Gardës.
‘’Më parë se një muaj e gjysmë më parë isha Zharrëz të cilët herëpashere edhe sot që flasim kanë organizuar grevë urie. Ata jetojnë në mënyrë të skllavëruar nga ajo që një kompani bën me mbështetjen e shtetit. Ata pak kohë më parë shpresuan te një komision had-hoc me shpresën se do bëhej diçka. A e dini çfarë? Ky komision nuk u mblodh asnjëherë.
Zharrza nuk është braktisur vetëm nga qeveria po edhe ju kur ishit në pushtet (i drejtohet opozitës në Parlament). Është braktisur edhe nga televizionet të cilët mbushin me naftën e Zharrzës makinat e tyre. Shpimet e puseve të naftës shkaktojnë tërmete 3-4 ballë. Uji i tyre është i ndotur dhe ne morëm me vete një bidon me ujë për t’ia treguar kryeministrit dhe ministrace. E mori zonja Mimoza Hafizi po për fatin e keq të grevistëve bidonin me ujë e mori garda’’, ka thënë Blushi. (E.K/SHUPLAKA)