07:03 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ç’ndodhi me Durrësin, PS dhe LSI pësuan rritje të ndjeshme në 25 Qershor

12:45 | 20/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ç’ndodhi me Durrësin, PS dhe LSI pësuan rritje të ndjeshme në 25 Qershor

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim njohën një rritje të fuqishme në numrin e votave të fituara në Qarkun e Durrësit, ku përfshihen bashkitë Durrës, Shijak, e Krujë, bashki, kontrolli i të cilave ndahet mes PS dhe LSI, ndërkohë që Partia Demokratike mori rreth 9,500 vota më pak duke shënuar rezultatin më të keq në shumë kohë.

Zgjedhjet në Durrës kanë ofruar gjithmonë surpriza përgjatë 20 viteve të fundit. Në vitin 2005, fitoret në zgjedhjet maxhoritare në këtë qark qenë një faktor i rëndësishëm në fitoren e zgjedhjeve nga demokratët në rang kombëtar.

Në vitin 2009, Partia Demokratike arriti të marrë 10 mijë vota më shumë se sa socialistët ndërsa në zgjedhjet e vitit 2013, rezultati u përmbyt në favor të socialistëve, të cilët fituan rreth 8 mijë vota më shumë se sa demokratët. Por në zgjedhjet e vitit 2017, socialistët arritën të marrin mbi 30 mijë vota më shumë se kundërshtarët e tyre.

Socialistët arritën të marrin më 2017 më shumë vota nga sa kishin marrë më 2013 falë performancës më të mirë si në Krujë ashtu edhe në Durrës ndërsa fitoren më të thellë e realizuan në Shijak.

Lista e socialistëve për deputetë në Durrës kryesohej nga Eglantina Gjermeni, ish-aktiviste e shoqërisë civile, e cila hyri në politikë për herë të parë në vitin 2009 ndërsa gjatë katër viteve të fundit ka qenë Ministre e Zhvillimit Urban.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, me profesion statisticiene, qe e dyta në listë.

Fidel Ylli, i arsimuar në Institutin e Kulturës Fizike dhe biznesmen, u zgjodh i treti në listën e socialistëve.

Ilir Ndraxhi, biznesmen nga Shijaku, hyn në parlament si i katërti në listën e socialistëve.

Rolant Xhelilaj, ekonomist, i cili së fundmi qe Prefekt i Qarkut Durrës, u zgjodh deputet si i pesti.

Jurgis Çyrbja, 32 vjeç, ka punuar që nga viti 2013 si drejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundëshme në Durrës. Ai banon në Shijak dhe ende pa marrë mandatin është bërë emër i debatuar për shkak se rezulton dëshmitar në gjyqin kundër Emiljano Shullazit.

Rrahman Rraja,  ish-nënkryetar i Bashkisë Krujë dhe ish-kryetar i komunës Nikël u zgjodh i shtati nga lista e socialistëve.

Klodiana Spahiu,  deputete që nga viti 2009, është e fundit në listën e socialistëve.

Oerd Bylykbashi,  jurist, ish-drejtor në kryeministri në kohën e Berishës dhe deputet që nga viti 2013, qe i pari në listën e Partisë Demokratike për Durrësin.

Fatbardha Kadiu, e cila në CV-në e saj shkruan vetëm që është Prof.Asoc. Doktor Shkencas, qe e dyta në listën e PD. Ajo qe edhe kandidatja e vetme femër në listën e PD për këtë qark.

Edi Paloka, i diplomuar në Inxhinieri Gjeofizike dhe që ka qenë deputet që nga viti 2001, qe i treti në listën e PD.

Florjon Mima, ekonomist, ish-zëvendë-ministër financash dhe ministër për Partinë Demokratike, është i katërti dhe i fundit nga deputetët e PD në Durrës.

Lefter Koka, aktualisht ministër i Mjedisit, u zgjodh i pari në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nora Malaj, aktualisht zëvendësministre e Arsimit, qe e dyta për LSI./BIRN

Pas

Morata u thotë lamtumirën shokëve te Reali, momentet emocionuese para largimit drejt Chelseas (VIDEO)

Para

Kërkohej për vrasje në Itali, Policia e Elbasanit dhe RENEA arrestojnë shtetasin me tre emra

Para
Kërkohej për vrasje në Itali, Policia e Elbasanit dhe RENEA arrestojnë shtetasin me tre emra

Kërkohej për vrasje në Itali, Policia e Elbasanit dhe RENEA arrestojnë shtetasin me tre emra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.