05:22 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ç’ndodhi sot në Elbasan, Çako ZBARDH porosinë e ministrit Xhafaj. Pse nuk u kap personi që sulmoi Policinë

15:47 | 21/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ç’ndodhi sot në Elbasan, Çako ZBARDH porosinë e ministrit Xhafaj. Pse nuk u kap personi që sulmoi Policinë

Kreu i Policië së Shtetit Haki Çako që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka qenë i pranishëm në Elbasan, për të udhëhequr operacionin e policisë për goditjen e bandave kriminale.

Në këtë mënyrë ai ka zbardhur dhe porosinë e ministrit të Brendshëm Xhafaj, që operacioni i Policisë do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

Po ashtu për personin që ka sulmuar Policinë të hënën, Çako tha se ai është identifikuar, po kjo do të mbahet sekret për shkak të hetimeve.

“Në këtë kuadër shpreh gadishmërinë e të gjithë Policisë së Shtetit, ministrit Xhafaj për një luftë pa kompromis ndaj organizatave kriminale. Jemi të vendosur për t’i vënë para përgjegjësisë ligjore, por edhe për të konfiskuar të gjitha pasuritë e këtyre individëve që cënojnë shtetin.

Duke zbatuar dhe porositë e ministrit Xhafajt kemi marrë këtë operacion që do të shtrihet edhe në qytetet e tjera. Falenderojmë qytetarët e Elbasanit, dhe i sigurojmë ata që do të jemi të vendosur të garantojmë rendin dhe sigurinë.

Personi është identifikuar, jemi në një proces intesiv dhe me prokurorinë, duke u bërë pjesë e një barrikade që duhet t’i bëhet krimit. Ne vazhdojmë punën tonë”, u shpreh Haki Çako nga Elbasani.

DETAJET E PLOTA:

Elbasan

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, në prononcim për mediat për operacionin sot në Elbasan dhe për vijimin e operacionit “Vjeshtë 2017”.

“Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat e Posaçme, Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë organizuar një operacion të gjerë në qytetin e Elbasanit.

Operacion i cili konsiston në kontrollin, identifikimin, arrestimin dhe shoqërimin e të gjithë personave me precedentë kriminalë por në mënyrë të veçantë të atyre të cilët janë pjesë e grupeve kriminale të Elbasanit. Por nisur dhe marrë shkas nga ngjarja ku u godit automjeti i Policisë gjatë një operacioni policor, për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe mjeteve të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtari kriminale.

Në këtë kuadër shpreh dhe një herë gatishmërinë e të gjithë Policisë së Shtetit të Qeverisë Shqiptare, në mënyrë të veçantë të Ministrit të Punëve të Brendshme Z. Fatmir Xhafaj, një luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie të organizatave apo grupeve kriminale kudo qofshin ato më çfarëdolloj ngjyre apo dhe tendence. Jemi të vendosur për ti vënë përpara përgjegjësisë ligjore por gjithashtu jemi të vendosur për të çuar deri në fund, për të sekuestruar dhe konfiskuar në bashkëpunim me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe me Prokuroritë dhe Gjykatat të gjithë këta individë të cilët kërkojnë të sfidojnë shtetin. Në vlerësim edhe të porosive të dhëna nga Ministri I Punëve të Brendshme Z.Xhafaj në takimin e organizuar dje me drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Shtetit ne kemi ndërmarrë këtë operacion i cili nuk do të jetë vetëm qytetin e Elbasanit por në të gjitha qytetet ku ne disponojmë informacione mbi bazën e analizave të detajuara të grupeve dhe të individëve të cilët kanë aktivitet dhe veprimtari kriminale.

Sigurojmë dhe një herë të gjithë qytetarët e Elbasanit duke gjetur dhe rastin ti falenderojmë ata për të gjithë informacionin që kanë sjellë se Policia e Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e gjithë Qeveria Shqiptare do të jetë prezent dhe e vendosur për të siguruar rendin dhe qetësinë. Pyetje: Z.Çako a është identifikuar apo kapur personi që dyshohet se goditi mjetin e Policisë? Sigurisht personi është identifikuar. Të gjitha veprimet proceduariale dhe hetimore janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jemi në një proces intensiv të analizës me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në këto kushte kërkojmë angazhim maksimal edhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, të Gjykatave dhe të gjithë sistemit të Drejtësisë, duke u bërë pjesë e një barrikade të jashtëzakonshme që do ti bëhet krimit.

 Pyetje: Sa persona janë shoqëruar në Polici?

Cako: Janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm njerëzish dhe do të vazhdojnë të shoqërohen dhe do të procedohet ndaj të gjithë atyre që janë të implikuar, janë pjesë e organizatave ose e veprimtarive kriminale dhe ne do të vazhdojmë punën tonë pasi një pjesë është dokumentuar, por hetimi vazhdon.

 Gazetari: Ju dje keni pasur një takim me Ministrin e Brendshëm Z.Xhafaj, cila ka qenë tema e këtij takimi?

Cako: Në këtë kuadër, tema kryesore ka qenë lufta pa kompromis ndaj Krimit të Organizuar në mënyrë të veçantë, por edhe në luftën për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të gjithë ardhurave, të aseteve, pasurive por edhe të gjithë veprimtarive kriminale.

Pyetje: Një pyetje të fundit Z.Çako cili është emri i personit të shpallur në kërkim për ngjarjen ku u godit makina e policisë? Çako: Kjo përbën sekret hetimor.

(E.K/SHUPLAKA) 

Etiketa: elbasanhaki cakoxhafaj
Pas

Gazetari nga Amerika publikon listën e ”Vetingsave” dhe prapaskenat: Qelbën sistemin, tani pjesë e procesit. ”Lobuan” fort (EMRAT)

Para

Vajza ikën me studime jashtë vendit, ç’shkruan Majlinda Bregu sot për Kejdën

Para
Vajza ikën me studime jashtë vendit, ç’shkruan Majlinda Bregu sot për Kejdën

Vajza ikën me studime jashtë vendit, ç’shkruan Majlinda Bregu sot për Kejdën

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.