CNN ka risjellë në vëmendje ditën kur ylli kosovar i xhudos Majlinda Kelmendi bëri krenar Kosovën dhe gjithë shqiptarët pasi u shpall kampione e botës në këtë sport, duke shkruar historinë.
Në videon e shfaqur nga faqja zyrtare e sportit e kompanisë së madhe amerikane të medias shihet dueli që ka zhvilluar Majlinda Kelmendi
në gjysmëfinale dhe finale kur më 2013 Majlinda Kelmendi ia dhuroi Kosovës për herë të parë në histori titullin e kampiones së botës në xhudo.
CNN shpjegon se si Majlinda me barrën e vendit të vet mbi supe mposhti kundërshtare të forta si Yuki Hashimoto dhe në finale Erika Mirandan të cilën e hodhi në dysheme për tu bërë ylli I ri I botësn në këtë sport. (B.H/Faxweb)