Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas përfundimit të takimit me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, me të cilët zhvilloi një debat të gjatë dhe jo pak të lodhshëm për të, pasi u përball me pyetje dhe komente tëndryshme të të rinjve të pranishëm.
Përmes një postimi në Twitter, Rama falenderon studentët duke thënë se pati një dialog intensiv në Universitetin e Vlorës, ku sipas tij me shumicën prej tyre bashkëbisedon, dhe me pakicën që flet por refuzon të dëgjojë.
Takimi i sotëm i Ramës u shoqërua me debate të shumta ku disa prej studentëve më pyetjet dhe qëndrimet e tyre jo pak herë e vendosën kryeministrin me shpatulla pas murit.
Statusi i plotë i Ramës:
Dialog intensiv në Universitetin Ismail Qemali me shumicën që bashkëbisedon,e na jep mundësi të mësojmë më shumë nga hallet e problemet specifike studentëve të çdo dege, dhe me pakicën që flet po refuzon të dëgjojë, duke më thënë kemi frikë se na mbush mendjen. Flm të gjithëve
(F.GJ/FAXWEB.AL)