I kemi dëgjuar të gjitha opsionet deri më tani lidhur me audio-përgjimin e publikuar pak ditë më parë nga ana e Partisë Demokratike.
Jo është montazh, jo është i vërtetë, e të tjera citime si këto, mirëpo ende mister mbetet se ku e kreu kryeministri Rama vërtetimin e ekspertizës që ishte montazh.
Ditën e djeshme, mendjen na e ‘’ka ndritur” deputeti i Partisë Socialiste, dhe njëherësh kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja. Emrin e laboratorit ende nuk na e ka thënë, ama na ka treguar se ku e ka gjetur zërin e Agron Xhafajt kryeministri.
Manja ka thënë në emisionin e Sokol Ballës se Rama e ka gjetur zërin nga interneti.
‘’Atë e nxorën të gjitha mediat, mund ta ketë shkarkuar nga interneti”, ka thënë Manja.
Manja edhe pse një jurist që e mban veten për të zot, duket se ka harruar faktin se për një analizë shkencore nuk mund të përdoret një zë i marrë nga internet.
Kujtojmë se kryeministri Rama një ditë pas daljes së audiopërgjimit tha se ai kishte kryer analizën e zërit në një laborator ndërkombëtar, pa thënë se ku e kishte gjetur kopjen e përgjimit.
(E.K/FAXWEB.AL)