Ledion Liço dhe Sara Hoxha u kurorëzuan në martesë një javë më parë, me një dasmë të organizuar në Como të Italisë ku kishin ftuar shumë të afërm, miq e bashkëpunëtorë.
Të ftuarit gjatë javës që lamë pas i zbuluan veshjet e tyre me anë të postimeve në Instagram, ndërsa Besa i kishte ruajtur fotot mahnitëse për sot.
Këngëtarja ka publikuar disa foto duke pozuar në hotelin luksoz ku u mbajt dasma, e veshur me një fustan ngjyrë bojëqielli, të gjatë, me një të çarë anash dhe të dizenjuar me kristale në pjesën e bustit.