Që shqiptarët janë të njohur për aktivitetin e tyre të lidhur me drogën në Itali, kjo dihet. Mirëpo ajo që surprizon hera herës edhe policët italian është mënyra e ndryshme sesi zgjedhin që të maskohen dhe të fshehin drogën.
Mediat italiane shkruajnë se kanë arrestuar një 31-vjeçar shqiptar në Macerata, ndërkohe që po hetojnë në gjendje te lire gruan e tij, po shqiptare, 25-vjeçare.
Policia e kishte vendosur prej kohësh në gjurmim shqiptarin pas sinjalizimeve se merrej me trafik dhe shpërndarje droge, por kishte gjetur një mënyrë të veçantë.
Shqëiptari e fuste kokainën në doza të vogla në vezët kinder, prej nga e mori edhe emrin operacioni që çoi në prangosjen e tij.
Po sipas Policisë italiane shqiptari i mbante kontaktet me telefon me klientet që nga shtëpia. Më pas, në banesë, përmes shkallëve te brendshme bënte takimet në pjesen e garazhit me të interesuarit që do të blinin.
Shqiptari u kap mat sapo doli nga banesa, ndërkohë që gruaja u ndalua pas kontrollit që u bë në banesë. Aty u gjeten enë në formën e vezëve kindër, brenda të cilave ishte fshehur lënda narkotike, gati për treg.
Policia gjeti edhe sasi eurosh në dhomeën e gjumit, të cilat dyshon se vijnë pikërisht nga ky trafik.
(E.K/FAXWEB)