Personazhet publikë kur përfshihen në debate përbëjnë përherë lajm, dhe aq më pak kur bëhet fjalë për artistë e njerëz të mediave.
Ditën e djeshme këngëtari Stefi Prifti replikoi ashpër në distancë me moderatoren Rudina Magjistari për faktin se në një emission ku flitej për këngën sipas tij nuk kishte asnjë person të fushës.
E menjëhershme ka qenë edhe Rudina në reagimin e saj teksa i përgjigjej me faktin se emisikoni nuk kishte qëllim analizën profesionale të këngëve, por bëhej më shumë në lidhje me impaktin që ‘’Kënga Magjike” ka pasur, por edhe pritshmëritë.
Më pas ka qenë i vëllai i tij Endri i cili ka reaguar duke përmendur faktin se nuk e kishte parë deri në fund programin. Ende nuk dihet se cili është qëndrimi i Stefit.
DEBATI I PLOTË MES TYRE:
STEFI PRIFTI: Per gjithcka dhe per c’do gje…!!
E ndoqet emisionin e mbasdites te Rudina Magjistari ne Klan?
A mund te me thote dikush, – ky vend qe quhet Shqiperi, nuk ka muzikante dhe kritike arti per te vleresuar muziken Shqiptare?
Une e di qe ka shume, por jane te papune…!!! Pothuaj nuk i ftojne per te folur dhe diskutuar..!!!
Si ka mundesi qe c’do opinion apo “kritike” do ta bejne vetem gazetaret e portaleve…!!!! Flasin per produksionet.. sikur te ishin karamelka… njohes te notave, melodise, poezise, harmonise, ritmeve, teknikes, interpretimit dhe “fuqise se mbinatyrshme” talentit.., njohes te instrumentave…, gjendjes, llojit, ndijesise.. miksimeve, masterizimeve… etj… !! Askush prej tyre nuk ka asnje vit studimi te vertete rreth muzikes dhe kritikes muzikore. Nuk behet fjale per studime shumevjecare qe kerkon MUZIKA!
Une qe po shkruaj kete status kam bere 16 vjet studime, gjithe jeten me muzike dhe e kam shume te veshtire, ose jam shume i kujdesshem ne opinionet e mia kritike.
Keta flasin per stonimet e pafundme “me pelqejne stonimet e shumta, sepse tregojne qe kendohet live…”!!! Me vjen shume keq, qe sonte diskutohej nje festival muzike dhe ne kete panel nuk ndodhej asnje muzikant apo kritik arti! Disa nga keta gazetare i vleresoj per programet e tyre personale, por nuk mund te pajtohem kurre me ndikimin e tyre ne audience publike, ANALITIKE dhe NDIKIMIT te drejtperdrejte te publikut ne kete vorbull shijesh…! Natyrisht, mendimin e tyre do e rrespektoja si mendim te lire, por nuk kane vend fare per analize artistike. Si munden dhe marrin kurajon te flasin per gjithcka… per c’do gje..!Politike, Art… per gjithcka… per c’do gje…! Vetem ketu ndodhin keto “akrobacira” mediatike…!
Se pari (me gjithe respektin qe kam) mendoj se ishte nje perzgjedhje e keqe e vete moderatores per kete analize.
Ps. Meqenese, sic u diskutua ne emision, qe sot jemi te lire per te shprehur mendimet dhe pahatermbetje edhe une nuk dua te keqkuptohem dhe ti ngeli hatri askujt. ?
Mos filloj te flas per vjedhjet e pafundme dhe asnjehere te diskutueshme… dhe as qe behet fjale te denueshme…!!
Eh…! Mbase bej gabim qe shkruaj, por kurre nuk jam pajtuar me mashtrimin dhe intrigen edhe pse e di qe me demton personalisht ne kete gare kengesh, apo debat te paparabarte.
Me respekt, Stefi Prifti.
RUDINA MAGJISTARI: I dashur Stefi, sa per nje shpjegim te vogel, qe ta kuptosh me mire: paneli sot nuk u mblodh per te bere analize muzikore, por thjesht bisede te lire, komente, mbresa, pershtypje per muziken, performancat, spektaklin, veshjet, humorin etj.
Te gjithe – i gjithe publiku yne i dashur – , dje dhe sot ne mengjes kane bere te njejten gje, pasi kane pare festivalin. Ka qene tema e dites. Dhe ky ishte qellimi, te sillnim te njejten atmosfere, ate te komenteve miqesore, qe mund te beje kushdo, por me gazetare dhe opinioniste, qe kane vite ne shoëbiz, njerez te specializuar te fjales dhe te sprovuar te stilit – pa harruar aspak kengetaren Orgesa Zaimi, si pjese te panelit. Jo vetem ata qe kane diplome ne muzike jane ne gjendje te kuptojne, kur dikush stonon, mos e harro kete.
Apo kur dikush s’e ka kete vit kengen, ne nivelin e viteve te kaluara. Dhe te ftuarit ne panel kane te drejte te japin mendimin e tyre personal. Nderkohe qe vleresimi zyrtar s’ka lidhje fare me teleshikuesit, perkundrazi me siguri duhet te ishte realizuar tashme mes kengetaresh ne Pallatin e Kongreseve. Sa i perket vleresimit te Publikut, ai degjon gjithmone zemren e vet dhe ti e di mire kete, ndaj s’duhet te shqetesohesh. Edhe nje here, nuk ishte fare ne qellimin e programit te analizonte teknikisht muziken, por te shijonim bisedat miqesore, apo edhe komentet pickuese, pa influencuar askend, por me deshiren e mire per te argetuar dhe per te zgjatuar debatin e dites.
ENDRI PRIFTI: E dashur Rudina , qe je kaq e mire dhe kaq e dashur per te gjithe . Te duam dhe te vleresojme shume per gjithcka je dhe i ofron cdo mbasdite tileshikuesve . Te drejte ke nqs eshte kshu sic e shpreh ti me lart . Une e pashe tani ne mengjes emisionin , me 5 e 44 e arita , mbas pune e di ti ? . Kete qe arita une te degjoja , ishte pak sa ndryshe . Juve duhet ta dini dhe patjeter qe e kuptoni se sa shume rendesi ka tek ky popull mediat . Mua me vjen shume keq qe jo juve , por te gjitha portalet japin vleresime dhe diskutojne per jo ate qe duhet te diskutojme .
E ardhmia , rinia , piciriket , cfar tju japesh do marin . Nuk duhet vetem te bejme shoë dhe gallate me artin . Arti eshte kultura e nje vendi . A e dini se cfar flasin dhe diskutojne te gjitha portalet , per ate qe duhet te na vije keq per femijet tane . Arti , muzika , artistet , kengetaret , sportistet e gjithcka ka lidhje me kete gje kaq me vlere per nje komb ? Flasin dhe suportojne per jo artiste . Ketu nuk jam dakord . Ketu kane edhe topin edhe arren dhe hedhin hi ne sy popullit qe ndjek keto portale . Nuk dua te zgjatem , kam shume shume per te thene , por do te pershendes edhe te perqafoj me respekt . Do kemi dite dhe kohe te flasim gjate , por sado qe te flasim ne , kryesoret jane mediat qe duhet te perpiqen te flasin per artin e vertete , per te ardhmen e ketij vendi qe e duam te gjithe . Perqafime nga une .
(E.K/FAXWEB)