Kanë bërë lajm dorëheqjet e disa prej kandidatëve në listat e demokratëve si Çoba i Shkodrës, Guri i Beratit dhe Gjana në Dibër, por një emër tjetër i njohur pritet të japë dorëheqjen.
Miq të ngushtë të kandidatit për deputet si dhe burime të degës së PD-së në Vlorë i thonë ”Shuplakës” se po përgatitet dorëheqja e tij.
Bëhet fjalë për Arben Ristanin, i cili është vendosur në vendin e katërt në listën për qarkun Vlorë.
Arsyeja e dorëheqjes, sipas burimeve ka të bëjë me pozicionin e Ristanit, i cili është vendosur i katërti në qarkun e Vlorës, një zonë rreziku për demokratin.
LISTA E VLORES
1.Agron Shehaj
2.Nada Mecorapja
3.Vangjel Dule
4.Arben Ristani
5.Dashamir Tahiri
6.Adriatik Alimadhi
7.Hariz Mema
Siç shihet nga lista, Ristanin e ka kaluar edhe Vangjel Dule, i PBDNJ-së. Zgjedhjet e kaluara demokratët arritën të merrnin vetëm 3 deputetë në Vlorë. (V.G/SHUPLAKA)