22:05 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

17:55 | 31/05/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

Ditën e nesërme, më 1 qershor, në 32 qytete të Serbisë do të mbahen protesta me emrin “Çohu, Serbi”, dhe sipas studentëve, pritet të bllokohen urat “Brankov Most” dhe “Gazela”. Protesta do të nisë në orën 18:00 dhe do të zgjasë deri në orën 21:16, të paktën për këtë periudhë është marrë leje nga autoritetet policore në Serbi.

Protesta “Çohu, Serbi”, e cila zhvillohet me sloganin “Duam zgjedhje”, fillimisht ishte paralajmëruar për qytetin e Pozharevcit, por tani përfshin gjithsej 32 qytete: Aleksinac, Beograd, Bela Palanka, Bor, Čačak, Jagodina, Kikinda, Kosovska Mitrovica, Kragujevc, Kraljevo, Krushevc, Leskovac, Loznica, Novi Pazar, Novi Sad, Pançevo, Pirot, Priboj, Prokuplje, Ruma, Senta, Sombor, Sremska Mitrovica, Subotica, Surdulica, Shabac, Uzhice, Valjevo, Vlasotince, Vršac, Zrenjanin dhe Niš.

Studentët, të cilët kanë protestuar për më shumë se gjysmë viti, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

“Më shumë se zgjedhje, ne duam drejtësi!” – brohoritën mijëra studentë që demonstruan dje në Beograd dhe në qytete të tjera të Serbisë.

Ditën e djeshme, në kryeqytet, ata zhvilluan një marshim nëpër rrugët kryesore të qytetit, i cili përfundoi para ndërtesës së qeverisë.

“Sa jetë duhet të rrezikohen ose të humbasin që t’i jepet fund korrupsionit?” – ishte mesazhi kryesor i protestës në Beograd.

Studentët, që kanë protestuar prej më shumë se gjysmë viti, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ndodhur më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, ku 16 persona humbën jetën pas shembjes së një muri mbrojtës në stacionin e trenit.

Në fillim të majit, ata kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke theksuar se korrupsioni i rrënjosur thellë nuk i lejon institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe demokratike.

Studentët bënë të ditur se me shpalljen e zgjedhjeve do të prezantojnë një fletëvotim të përbërë nga ekspertë dhe figura jashtë skenës aktuale politike.

Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, deklaroi se ato do të mbahen brenda një viti e gjysmë dhe do të shpallen kur të vendosin institucionet përkatëse.

 

Pas

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

Para

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

Para
Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.