“Nuk ka socialistë të vjetër, socialistët janë gjithmonë të rinj. Kështu që mos flisni për socialistë të vjetër, të jesh socialist do të thotë që të mos jesh asnjëherë i vjetër. “- kjo ishte përgjigja që Rama dha dje ndaj gazetres së Fax News Eksiola Shehu dhe pikërisht me këtë përgjigje nisi sot fjalimin në Kongres.
Rama ftoi në foltore një delegat që siç e quajti ai të ri, i cili ishte 100 vjeç dhe thërriti sallën me urdhër autoriar që të çoheshin në këmbë për ta mirëpritur.
“Dua të sjellë këtu një delegat të ri, por është i vjetur. Çohuni në këmbë duatrokiteni është 100 vjeç.”-tha Rama.
Dhe delegati teksa fliste u rrëmbye nga emocionet, ndërkohë që i moshuari ngatërroi elektoratin me proletariatin.
“Të nderuar socialistë, falenderoj xhaxhi Edi Ramën, për këtë mundësi. Mendoj se ky kongres do të forcojë akoma më shumë komunitetin e PS-së dhe lidhjet e saj me masën dhe proletariatin… elektoratin. Ne vetaranët e luftës e mbështesim maxhorancën. Dhe zgjdihjen e halleve të popullit kam bindjen që kongresi do tju ndihmojë shumë.”- tha veteran.
Rama: Tani mund të uleni.
(M.Q/Faxweb.al)