Kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku po zhvillon takim me strukturat drejtuese të qarkut të veriut.
Takimi i Ramës me drejtuesit lokal po zhvillohet në Velipojë, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, që është njëherësh edhe koordinator politik i PS për qarkun e Lezhës.
Gazetarja e Fax Neës Emi Kalaja raporton se në këtë mbledhje është i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë se Lezhës, Pjerin Ndreu dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.
Rama rikthehet në Shkodër pas problemeve me Valdrin Pjetrin dhe dorëheqjes së tij, që ja bërë që Voltana Ademi të jetë e vetmja demokrate në drejtimin e një bashkie në vend.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vendosi që përkohësisht të mos zgjedhë një pasues për Ditmir Bushatin në Shkodër, pas përjashtimit të Valdrin Pjetrit.
Në këto kushte emergjence, Rama ka zgjedhur që punët e partisë të drejtohen nga një komision me 4 persona në qarkun Shkodër.
Ai ka rikthyer në vendlindje Musa Ulqinin, i cili do të punojë për unifikimin e partisë, së bashku me sekretarin organizativ, Arben Pëllumbi. Të dy do të punojnë edhe me deputetët e zonës, Senida Mesi dhe Luan Harusha
Ky komision do të ndjekë procesin zgjedhor në Partinë Socialiste qarku Shkodër, ndërsa paralelisht, një komision qytetar me 13 anëtare po punon për zgjedhjen e drejtorëve të rinj të institucioneve lokale, të dorëhequr me urdhër të kryeministrit por qe akoma nuk eshte pare rezultat nga ky riformatim.
Discussion about this post