Ish-kryetari i PD-së në Kukës Ibsen Elezi i cili spikati me fjalimin e tij sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së thotë se PD për të fituar në zgjedhje i duhet kredibilitet moral, ndërsa theksoi se ka ndryshime pozitive në statut por nevojitet përmirësim.
Ashtu siç u shpreh dhe në në Kuvendin Kombëtar ai theksoi rëndësinë e vettingut dhe lustracionit në PD pasi e gjitha kjo do të ndihmonte në rritjen e besueshmërisë së partisë në elektorat.
“Mendoj që ka element shumë pozitiv por ka nevojë për përmirësim, edhe lustracioni edhe vettingu janë element shumë të rëndësishëm. Futja e këtij procesi, të vettingut do të ndihmojë që nesër në garë brenda PD-së të fillojnë edhe të sheshohen problemet. Duhet luftë se është një kauzë jo shumë e thjeshtë. Vettingu është shumë i rëndësishëm se duhet të jemi të besueshëm. Fillon që tek makinat luksoze, unë këtë qëndrim e kam patur më herët plasi sot se ishte Kuvendi por unë e kam pasur këtë tezë më parë. Unë mora shkas dhe diskutova ashpër për lustracionin, se Berisha nxori se ish-sigurimi po kap drejtësinë, por këta njerëz i kanë krijuar edhe firmat piramidale, janë e keqja e kombit, nuk po them që të fillojmë që të skanojmë të gjithë anëtarët por ata që janë drejtues. i pari Basha të bëjë skanimin”, tha Elezi.
Ibsen Elezi duke argumentuar fjalimin e tij në Kuvednin e PD-së tha se PD mund të vinte e vetme në pushtet nëse fiton besueshmërinë e publikut, por kjo sipas tij bashkëpunimi me LSI-në nuk e ndihmon në këtë drejtim.
“Në 2009 unë kam qenë shokuar nga bashkimi me LSI-në, na tha doktori me ‘hangër turpin me bukë’, ti i thu ke vjedh thesarin dhe hy në koalicion, Berisha duhet të kishte hyrë në zgjedhje dhe do kishte fitu.
Një ndër arsyet kryesore është se kemi luajtur me fjalët. Në këtë moment ne fotografia na nxjerr më keq, LSI-në e largon Edi Rama dhe e pranojmë ne, PD është uragan dhe duhet të çlirohet se e kanë future në kavanoz si ajo miza që rrotullohet por nuk gjen rrugën për të dalë”, tha ai.
Ndërkohë që anëtari i kryesisë së PD-së Gent Malko, i ftuar gjithashtu në ‘Fax News’ u shpreh se statuti i ri i PD-së ka reflektuar ndryshime të rëndësishme edhe pse jo të mjaftueshme.
Malko në lidhje me kurumin tha se nuk ia ka idena se sa ishte numri i anëtarëve të pranishëm por salla ishte plot.
Por Malko tha se prova e parë e këtij statute janë zgjedhjet në degë, nëse këtu dështon që në fillim e gjithë përpjekje do të bie dhe mund të ketë skenar që mund të rezultojë me krijimin e një partie tjetër.
“Nuk kam qenë pjesë e komisionit që bëri verifikimin e delegatëve, s’them numër se do spekuloja por salla ishte plot, nëse dikush ka bërë një evidentim të saktë atëherë kjo vlen”, tha ai.
Por ai u ndal tek produkti që sipas tij ka ndryshime pozitive, duke shtuar se ai nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e tij kritike, qoftë dhe ndaj Bashës, por nuk ishte penduar pse ishte bërë pjesë e Grupit të Punës.
“Nuk jam penduar që jam bërë anëtarë I Grupit të Punës, unë them se beteja bëhet për çdo centimetër, nëse them që unë kam çeduar nga qëndrimet e mia që nga fillimi deri në fund atëherë është një diskkutim parimor. Kanë qenë një sërë propozimesh, ne e kemi ndarë në dy çështje kryesore.
PD nuk ishte më blu, ishte zbehur, ajo që është pranuar sot është kalimi I PD-së në vlera të së djathtës, familja tradicionale është pjesë e një sfide të ardhshme, kemi pas largpamësinë për ti paraprirë një qëndrimi të caktur, shënjtëria e pronës, dekomunistizimi, është propozuar lustracioni. Në statut nuk ka qenë kurrë e shkruar fjala ‘lustracion’. Rruga e nisur nuk ka kthim mbrapa.
Kriza më e madhe që kemi është raporti I besimit. Rporti i besimit niset nga standarti dhe kriteri që vendoset, është konkurenca e ndershme, nëse prish këtë, të vijnë emra që thua se nga doli ky? I kam mshuar më shumë sistemit të karrierës dhe konkurencës së ndeshme. Nuk është plotësisht ashtu siç kemi dashur neve. Ne u morëm me parimet se detajet vijnë vetë, Në rast se zhvillohet një proces zgjedhor korrekt, një listë korrekte anëtarësie, një process zgjedhor, në rast se procesi që do ndiqet shkel këto parime atëherë prishet e gjitha. ?
Testi i parë është nisja e procesit zgjedhor në degë, nëse dëghton këtu atëherë mundi është hedhur dëm dhe PD do vazhdojë të jetë e çarë, shoh edhe skenar më të këqinj, madje edhe një parti tjetër”, tha Malko.
(B.H/Faxweb)