Kaaolicioni “Shtëpia e Lirisë’ ka prezantuar sot kandidatin Premtim Kryemadhi në Dibër për zgjedhjet lokale të 6 marsit.
Në fjalën e tij para demokratëve Kryemadhi tha se ndihet i nderuar për kandidaturën që i është besuar ndërsa shtoi se nuk premton mrekulli por transparencë.
Më tej Kryemadhi tha se ka ikur koha e kryetarëve që jetojnë në hotele.
Këlliçi.‘Çojini gishtat se na kishte marrë malli për këto takime’.
Premtim Kryemadhi: Ndihem i nderuar që përfaqësoj demokratët dibranë! Përfaqësoj PD, dhe njeriun e fitoreve profesor Berishën.
Jo do ti themi Skavicës, kësaj katastrofe demografike! Qeverisjet qendrore të majta ose të djathta duhet të kuptojnë se nuk bëjnë dot asgjë pa dashur ne.
A ju kam treguar ndonjëherë se ku shkojnë të ardhurat nga llixhat? Këto e të tjera janë pasoja që vijnë nga ndërrimi i kryetarëve vit për vit.
Fitorja që nuk erdhi kurrë me fitoren fallco të Bashës do vijë me 6 mars. Do të jetë dita e ndarjes me të keqen.
Fuqia juaj e votës na bashkon për Dibrën dhe të ardhmen e fëmijeve tanë. Nuk ju premtoj mrekulli por transparencë.
Discussion about this post