Gazetari Basir Çollaku, i cili ka intervistuar Emiljano Nuhun, nënkomisari që pretendon se është kërcënuar në zyrë nga djali i deputetit socialiste Rrahman Rrahja, në prani të kreut të grupit të PS Taulant Balla dhe kreut të Bashkisë Krujë, Artur Bushi, është i ftuar në emisionin “Opinion”.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur pas denoncimit të një 25-vjeçarje, se djali i deputetit, Rexhep Rrahja e kishte përdhunuar, ku është përpjekur që të fshihet ngjarja.
Sipas Çollakut, ka dokumente të dëshmisë së vajzës në polici që dëshmojnë për ngjarjen ndonëse kjo e fundit e ka mohuar në një intervistë mbrëmjen e sotme.
“Vajza kanë qenë në një lidhje me Rexhep Rrajën. Kur janë ndarë kanë nisur kërcënimet. Rexhepi e ka çuar në një hotel me dhunë. E ka kërcënuar me armë. Vajzës i ka rënë të fikët. Ka dokumente për këtë. Pas ushtrimit të dhunës është bërë vizitë dhe ka rezultuar se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Më 21 korrik ka bërë denoncim, por më pas me dhunë e kanë detyruar të terheqë denoncimin”, – tha Çollaku.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post