I ftuar në studion e Fax News, gazetari Basir Çollaku ka thënë me ironi se trafiku gjysmëtonësh i kokainës e bën trafikun e kanabisit të duket normal dhe se me 180 milionë euro vlerë të kokainës së trafikuar, “mund të blihen dy parlamente”.
Çollaku ka thënë se dy të arrestuarit e deritanishëm, shoferi i kamionit dhe administratori i magazinës, janë shumë pak dhe nuk justifikojnë kapjen e 613 kilogramëve kokainë.
Gazetari është shprehur se kjo sasi kokaine është pjesë e një rrjeti shumë të madh të trafikut ndërkombëtar e të krimit të organizuar.
“Është pothuajse e pamundur të përfundojë me një shofer dhe një roje të arrestuar gjithë kjo sasi e madhe. Është fillesa e suksesit por duhet shkuar në adresat e atyre që e kanë porositur.” – tha Çollaku në studio.
“Kokaina e transportuar në këtë mënyrë shkon rreth 5000 euro kilogrami. E gjithë sasia vetëm nga transporti nuk shkon më tepër se 43 milionë euro.
Fakti llogariten rreth 180 milionë euro, dyshimet e grupit të hetimit flasin për porosi të shumta dhe jo për një porosi të vetme. Kemi disa grupe kriminale që e kanë bërë si supermarket: shkojnë tek narkoanija de e blejnë drogën me kilogramë.
Policia duhet të zbulojë pikërisht porositësit e tjerë. Policia duhet të zbulojë se ku përzihet kjo drogë që sipas hetimeve rezulton shumë e pastër.” – vijoi Çollaku.
Gazetari investigativ tregoi një histori sesi trafikantët e rrjeteve ndërkombëtare e përdorin Shqipërinë lirisht për të kryer punët e tyre.
“Një miku im po udhëtonte në avion dhe ishte ulur pranë me katër kolumbianë duke u kthyer në Shqipëri. I pyeti ku shkoni e ca bëni? Ata iu përgjigjën se po udhëtonin për në Shqipëri për atë punë që dinë të bëjnë më mirë.
Ja që paska profesionista po i kemi nga Kolumbia e nga Ekuadori.”
Me 180 milionë euro mund të blesh 2 parlamente.
(E.L/Faxweb)