23:30 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çolllaku në “Fax News”: Oficerët e policisë së Vlorë kërcënuan me armë kolegët e Fierit që po ndiqnin skafin e dyshuar për drogë

19:51 | 08/11/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çolllaku në “Fax News”: Oficerët e policisë së Vlorë kërcënuan me armë kolegët e Fierit që po ndiqnin skafin e dyshuar për drogë

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “Fax News”, ka deklaruar se tre oficerët që kanë denoncuar trafikun e drogës, Dritan Zagani, Antonio Nazëraj dhe Bledar Naçi janë kërcënuar dhe vazhdojnë të kërcënohen.

Ai tha se këtë tre oficerë të antidrogës duhej të dërgoheshin në burg për shkak se zbuluan aferën e trafikut të drogës dhe personat e përfshirë.

AQi tregoi edhe se si oficerët e policisë së Fierit ishin të autorizuar për të ndaliuar një skaf që dyshohej se mbante drogë, por pasi kishte kaluar në territorin e Vlorës, policët e Vlorës u kishin drejtua armën kolegëve të Fierit.

Ndërsa kishte ndodhur ky kërcënim, dikush kishte ardhur ka marrë skafin dhe makinën në të cilën ishte skafi e kishte marrë dhe ishte larguar.

“Kjo është intervista e tretë të një oficeri të antidrogës në Fier. Ky është dekoruar në tetor 2013 për punën e bërë, dhe ky officer gjendet më vonë qeli dhe molla e sherrit është audi.

Rrëfimi i Naçit hedh dritë për lidhjet e pushtetit me grupet kriminale. Rrezistenca e atyre që donin që kjo aferë të mos dilte në dritë Iika bërë që ata të denoncojnë publikisht.

Kanë qenë tre agjentë antidrogës dhe të tre që kanë bërë ndalimin janë karcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë duke u thënë se “do ta shihni se ku do të përfundoni”. Në këto çaste të shoqëruarit e thellojnë sherrin duke i fyer punonjësit e policisë. Këta punonjës u ka ardhur urdhri nga salla operative që mjeti I shoqëruar duhet të lirohet. Pas kësaj nis gjuetia e shtrigave, sepse ky grup kishte zbuluar aferën e trafikut dhe njerëzit që ishin përfshirë.

Një tjetër ngjarje e rëndë që rrëfen ai dhe që është i gatshëm të dëshmoi para prokurorisë, edhe pse për një vit nuk i kanë marrë asnjë dëshmi.

Po pas kësaj ngjarje ka patur një përpjekje, një tentativë për t’i korruptuar, janë përdorur persona për t’i futur në rrjet.

 Njëri është i dënuar për trafik droge. Tjetri është për trafik të qënieve njerëzore dhe është në burg në Fier. Janë këta dy persona që kanë dashur ‘ti korruptojnë, pra këta të dy po punonin një skemë që ajo që kishin zbuluar oficerët e antidrogës. Porpikërisht  këta të tre oficerë që bënë këto zbulime e pësuan, secili është kërcënuar për jetën dhe ende kërcënohen.

Skafi?

Tre oficerët e antidrogës kanë qenë të urdhëruar për ta gjurmuar këtë mjet dhe ndaluar (skaf) por gjatë ndjekjes, mjeti ka kaluar në territorin e Vlorës. Përfaqësuesit e policisë së Vlorës kanë nxjerrë armët ndaj atyre të Fierit. U kanë thënë se do t’u fusinin plumbin.

Pas këtij sheri policor të çuditshëm, sa ka qëndrua skafi në mjediset e drejtorisë së policisë nuk e dimë.

Por  dikush ka ardhur e ka marrë skafin së bashku me makinën Land Rover ku ndodhej skafi dhe ka ikur.

Ndalo skafin kërcënohen, ndalo makinën kërcënohen, dhe për t’i ndaluar këta që po u nxirrnin këto probleme, i futën në burg”, tha Çollaku. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: basir collaku
Pas

U refuzohet kërkesa për azil, riatdhesohen në Rinas 36 shqiptarë

Para

Eno Bozdo në “Fax News”: PD e ka fituar betejën morale, po konsultohemi për një aksion opozitar

Para
Eno Bozdo në “Fax News”: PD e ka fituar betejën morale, po konsultohemi për një aksion opozitar

Eno Bozdo në "Fax News": PD e ka fituar betejën morale, po konsultohemi për një aksion opozitar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.