23:22 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Conte kritika Ramës: Shqipëria nuk i ka shfrytëzuar potencialet ekonomike

18:08 | 15/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Conte kritika Ramës: Shqipëria nuk i ka shfrytëzuar potencialet ekonomike

Në konferencën për shtyp, Giseppe Conte dhe edi Rama pjesën më të madhe ia kushtuan procesit kyç në të cilin ndodhet vendi ynë sa i përket integrimit në Bashkimin Europian, por nuk u la pa u përmendur edhe bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve dhe  kryesisht mungesës së investimeve të huaja përfshirë edhe atyre italiane.

Conte nuk i ka ikursyer kritikat ndaj homologut të tij shqiptar, kur tha se vendi ynë nuk e ka shfrytëzuar ende plotësisht potencialin e saj ekonomik.

Më tej Conte theksoi se duhen shfrytëzuar më tej edhe burimet natyrore, kapitali njerëzor dhe pozicioni strategjik i Shqipërisë.

“Folëm dhe për thellimin e bashkëpunimit në marrëdhëniet ekonomike. Ne jemi partneri i parë tregtar. Shqipëria nuk e ka shfrytëzuar ende plotësisht potencialin e saj ekonomik. Duhen shfrytëzuar më tej edhe burimet natyrore, edhe kapitali njerëzor dhe pozicioni strategjik i Shqipërisë, që në të ardhmen mund t’i garantojë Shqipërisë që të kthehet në një pikë kyçe të zhvillimit të rajonit”, tha kryeministri italian.

Kryeministrat u pyeten nga gazetarët se pse ka një pesimizëm dhe investim të biznesmenëve Italian në vendin tonë kohet e fundit, dhe se a ka një platform për zgjidhjen e kësaj situate.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, mysafiri Italian tha se do të ketë një moment tjetër ku do të flitet mes tyre për këtë aspect, por që nga ana tjetër tha shkurtimisht se kjo temë është prekur nga takimi mes tyre dhe se konstatimi ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Patëm rastin të diskutojmë me Ramën diçka shkurtimisht, pasi kjo është një vizitë e shkurtër por do të kemi rastin njëherë tjetër për më gjerësisht. Natyrisht që ai proces për të cilin folëm për trafikon, kriminalitetin dhe luftën kundër tyre, ndikon tek investimet. Por lufta kundër tyre dhe rezultatet e saj do të ndikojnë për shtimin e investimeve. Duhet të krijojmë kushtet që këto investime të jenë në interesin e të dyja palëve”, tha Conte.

Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se shifrat flasin të kundërtën në krahasim me periudhën e disa viteve më parë ndërsa tregoi se së sghpejti do të publikohet një marrëveshje që pritet të nënshkruhet sipas tij me një kompani gjigande italiane të naftës dhe gazit.

“Potenciali për këto marrëdhënie, në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Por nga ana tjetër duhet të shikoni dhe bëni krahasimin me shifrat e disa viteve më parë që flasin për rritjen e investimeve dhe numrit të turistëve italian në vendin tonë. Jemi besimplotë se edhe sa i përket energjisë, së shpejti do të bëjmë shpresoj publike një marrëveshje me një gjigand në fushën e naftës dhe të gazit, por është në proces. Besoj se një harmonizim më i mirë i forcave, dhe një punë e përbashkët më e fokusuar në disa drejtime, mund të na japë rezultate më të kënaqshme. Për këtë pranova edhe ftesën e kryeministrit për të vizituar së shpejti Romën, ku do kemi më shumë kohë për të diskutuar rreth këtyre detajeve”, tha Rama.

Ndërkohë Conte e konfirmoi vizitën e Ramës në Itali kur tha: “Ju konfirmoj se është i mirëpritur në Itali shumë shpejt ku do të kemi më shumë kohë për të diskutuar rreth potencialeve të bashkëpunimit mes dy vendeve”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: CONRTE KRITIKA RAMESedi ramaGiuseppe Conte
Pas

“Nuk ishte dashnorja, ishte punëtore seksi”, flet gruaja që i theu xhamin e makinës burrit: Nga inati e shtyva…

Para

Makina del nga rruga përplaset me bordurën, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Para
Makina del nga rruga përplaset me bordurën, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Makina del nga rruga përplaset me bordurën, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.