Ditët e fundit në Itali është raportuar për një afrim të mundshëm mes Antonio Contes dhe klubit të Napolit. Ish-trajneri i Juventusit aktualisht është pa ekip pas eksperiencës së fundit në Angli me Tottenham.
Mediat italiane konfirmojnë kontaktet mes teknikut dhe drejtuesve të Napolit.
Klubi aktualisht është në kontratë me trajnerin Rudi Garcia, mirëpo nuk janë të kënaqur nga puna e francezit. Humbja e fundit me Fiorentinën ka krijuar shumë pakënaqësi.
Problem mund të jetë paga e lartë e Contes, pasi italiani kërkon një shifër të majme dhe të ketë mjaft pushtet në ekip.