Mbrëmjen djeshme u luajt ndeshja testuese në stadiumin “Air Albania” midis Vllaznisë dhe Apollonisë, ndeshje e vlefshme për kampionatin e femrave në Shqipëri.
Kjo ndeshje është një test për stadiumin në të cilin pritet të luhet Shqipëri-Francë.
Të pranishëm në stadium, përveç qytetarëve kanë qenë dhe zyrtarë të UEFA-s, që më pas do të japin OK-in nëse në “Air Albania” do të mund të luhet dhe përballja me Francën.
Kanë qenë qytetarë të shumtë ata që kanë postuar foto nga stadium i ri, që duket se ka shfaqur dhe problemet e para me tapetin e tij.
Do të jenë ekspertët ata që do vendosin nëse Franca do të pritet të dielën e ardhshme në këtë stadium.
Pavarësisht kësaj, një numër i madh i biletave për përballjen me Francën janë shitur.