Copa mishi me dy sy e ka cilësuar, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, opozitën e re parlamentare.
Në një koment në rrjetet sociale Manjani shkruan se Rama i ka kërkuar Fevziut që mos ti nxjerrë deputetët e opozitës së re në emisionin e tij.
“Mirë e ka Rama që nuk lë Fevzon të nxjerrë në Opinion opozitën e re. Por pse i nxjerr Gramozi në foltoren e Kuvendit është pyetja? Para se tja kërkojë Fevoz këtë favor, le tja kërkojë Gramozit më parë. Apo sja mban?!”, shkruan mes të tjerash Manjani.
Postimi nga Ylli Manjani:
Mirë e ka Rama që nuk lë Fevzon të nxjerrë në Opinion opozitën e re.
Diskretitues janë, pa dyshim! Copa mishi me dy sy, që s’kanë haber e sdinë as ç’flasin.
Por pse i nxjerr Gramozi në foltoren e Kuvendit është pyetja?
Para se tja kërkojë Fevoz këtë favor, le tja kërkojë Gramozit më parë. Apo sja mban?!
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post