17:59 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Copëtimin e Vorës e vë në zbatim Erion Veliaj: Aeroporti i Rinasit t’i kalojë Tiranës, kam folur dhe me kryeministrin…

12:29 | 20/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama dhe Veliaj në “Qytetin Studenti”, prezanton lëvizjen e re: Çfarë do t’u besohet studentëve

Copëtimin e Bashksië së Vorës, që u përfol me rrëzimin e Kajmakut nga ligji i dekriminalizimit, më shumë se kushdo tjetër, duket se po e kërkon Erion Veliaj.

Teksa ndodhet sot në Komisionin e Ligjeve në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonominë Vendore, Veliaj propozoi rishikimin e hartës territoriale, dhe kërkoi që Bashkisë së Tiranës ti shtohet dhe aeroporti i Rinasit.

Veliaj e justifikoi këtë me mungesën e investimeve në rrugën që lidh Rinasin me Tiranën, që sipas tij dëmton imazhin e vendit përpara syve të çdo shtetasi të huaj që hyn në vendin tonë.

Aeroporti i Rinasit i përket Bashkisë së Fushë Krujës, ndërsa një pjesë e rrugës lidhëse kalon nga Vora, ç’ka shton dyshimet se kjo e fundit mund të shkrihet fare si njësi administrative.

“Reforma Fino-Çuçi ka adresuar 99.99 % të shqetësimeve megjithatë duke qenë se ishte voluminoze duhet të ketë një rishikim të korrektimit të kufijve. Në disa raste ku një territor për të bërë një shkollë qëllon vija në anën tjetër pra janë gjëra krejt banale disa gjëra asaj më duken parimore.

Do ju sjell një shembull konkret me të cilën kam bërë një dakordësi me kryeministrin të qeverisë dhe do të doja që kur të më vijë këtu të jeni të përgatitur. Nuk mundet aeroporti kombëtar i Shqipërisë i Tiranës të vashdojë të jetë në Fushë-Krujë dhe nuk mundet rruga lidhëse të jetë në Vorë.

Vetëm segmenti qafë e Kasharit ku mbaron kufiri i Tiranës deri tek rrethrrotullimi i Rinasit ka 192 çarje të paligjshme në rrugë. Për bashkinë e Vorës nuk ka rëndësi fare kush është kryetar bashkie, për bashkinë e Krujës nuk ka fare kush është kryetar bashkie, Rinasi është në periferi të vëmendjes së vetë është në periferi e vetë fizike.

Ne s’kemi dot integritet rruge Rinas-Tiranë. Pra vjen një delegacion të takoj parlamentin dhe nga rruga Rinas-Tiranë shikoni se si ne është si Kabul. Kështu që kjo mund të bëhet në të zezë deri në njëfarë mase. Por unë nuk investoj dot të bëj pemë, të çoj shërbimet e policisë bashkiake dhe të IMT-s në një territor që nuk është i imi, se është shkelje”, theksoi Veliaj.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: veliaj bashkia e voresveliaj rinasiveliaj-rama
Pas

Kanë dobësi për njëri tjetrin, dalin fotot e takimit Meta-Berisha

Para

Ademi e quajti “gënjeshtar”, preket Manja dhe reagon sërish, zbulon përgjigjen që i kanë kthyer

Para
Ulsi Manja shfrytëzon orët e fundit, për çfarë i bën thirrje opozitës

Ademi e quajti “gënjeshtar”, preket Manja dhe reagon sërish, zbulon përgjigjen që i kanë kthyer

Discussion about this post

 



Të Fundit

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët

Plagosja e dy të rinjve në Sarandë, policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar. Janë me precedentë (EMRAT)

Shtetësja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, 63-vjeçarja jetonte prej vitesh në Shqipëri

Ministri Gonxhja takim me drejtoreshën e ISSH në Itali, diskutohet mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes së pensioneve

Rindezen vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës, flakët i afrohen puseve të naftës dhe zonës së banuar

Ukrainë, emërohet kryeministrja e re në krye të qeverisë

U shkarkua nga detyra, Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Kudusi Shahu

Operacioni “Djali” në Itali: Arrestohen 11 shqiptarë për trafik droge dhe vjedhje energjie “Rrogë 3 mijë euro në muaj për shitës

Ndërpritet interneti në disa rajone ruse/ Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov zbulon arsyen: Po përballemi me dronët ukrainas

150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, Gonxhja: Mundëson përfitimin e pensioneve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.