08:19 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Corriere”: Çfarë fshihet pas vrasjes së ambasadorit rus?

21:55 | 19/12/2016
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Corriere”: Çfarë fshihet pas vrasjes së ambasadorit rus?

Nga Gudio Olimpio


Pasojat e fitores në Aleppo


Sulmi ndaj ambasadorit rus në Ankara, vjen në një kohë kur siguria, diplomacia dhe inteligjenca kryqëzohen. Le të shohim pikat kryesore. Së pari; boshti Rusi-Iran-Siri sapo ka fituar betejën e Aleppo-s, një sukses që ka pasoja të forta për rebelimin sirian. Një zhvillim i madh u bë i mundur me ndërhyrjen vendimtare të Moskës, por edhe nga qëndrimi turk, që ‘eliminoi’ një pjesë të kryengritësve për ndjekur qëllimet e tyre. Të shtënat kundër diplomatit mund të jenë një hakmarrje e përgjakshme (dhe një pjesë e parashikueshme). Raportet paraprake duket të përqendrohen në këtë lidhje.
1
Trekëndëshi Moskë-Ankara-Teheran


Jemi në vigjilje të dy mbledhjeve të rëndësishme të fokusuara tek Siria që do të mbahen në Moskë: do të marrin pjesë rusët, iranianët dhe turqit. Për shumë janë takime që do duhet të vendosin të ardhmen e konfliktit sirian. Një akt i promovuar nga Kremlini dhe që ka gjetur aprovim edhe nga Ankaraja dhe Teherani. Pastaj sigurisht gjithsecili ka axhendën e tij të veçantë. Ka hapësirë për provokime dhe manovra. Jo çdo gjë është koherente në Lindjen e Mesme.
Erdogan-Putin
“Llogaria” e hapur e ISIS


Territori turk strehon elementë xhihadistë të lidhura me Shtetin Islam por edhe grupet e Kaukazit-guerile që e konsiderojnë rusin si armikun e tyre kryesor. Edhe një pjesë e grupit të Al Kaedës ka qenë gjithmonë në luftë me Moskën. Një realitet që mund të bashkëfajësi në qarqet islamike (ose nacionaliste). Masakrat në Aleppo bëhen motivi i kushtëzuar për ata që kanë hapur gjithmonë një llogari. Për të kujtuar, ISIS ka marrë tashmë përsipër aktin e rrëzimit të avionit rus në Siani.
3
Vala e sulmeve


Turqit kishin frikë prej kohësh nga aksione të tilla. Kjo për shkak se vendi ishte goditur nga sulme të ndryshme duke e rritur pasigurinë dhe angazhimin e policisë në shumë fronte (ISIS, separatistët kurdë, tensionet e brendshme). Dhe spastrimet që nisi Erdogan pas përpjekjes për grushtin e shtetit – që sipas disave- kanë dobësuar mbrojtjen. Natyrisht më e çuditshme është se i dërguari rus nuk kishte mbrojtjen e duhur. Në muajt e fundit, Turqia ka miratuar marrjen e masave për të shmangur surpriza. Për shembull, sa herë që një anije ruse kalon në Bosfor për të çuar ndihma ushtarake në Siri, është shoqëruar me një procedurë “të rreptë”. Masat urgjente janë marrë pas paralajmërimeve të lëshuara nga Moska, për një rrezik të mundshëm të sulmeve në Turqi.
4
Njësoj si konflikti izraelo-palestinez?


Në Turqi janë vrarë eksponentë të shumtë të diasporës çeçene. Vrasje që i janë atribuuar shërbimeve të diktatorit Kadyrov por edhe elementëve të angazhuar nga Moska. Një objektiv vrasjesh që ka eliminuar figura të rëndësishme në Stamboll si pjesë e një fushate më të gjerë. Rreziku është që beteja që po ndodh në teatrin sirian të rrjedhë kudo, një riprodhim i asaj që ndodhi në mes të izraelitëve dhe palestinezëve në vitet ’70-’80. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: ambasadori ruscorriereISISturqiVrasja
Pas

Vrasja e ambasadorit rus, arrestohen nëna dhe motra e autorit

Para

Reagon ministri i jashtëm turk: Nuk do lejojmë që sulmi të hedhë në erë miqësinë midis Turqisë dhe Rusisë

Para
Reagon ministri i jashtëm turk: Nuk do lejojmë që sulmi të hedhë në erë miqësinë midis Turqisë dhe Rusisë

Reagon ministri i jashtëm turk: Nuk do lejojmë që sulmi të hedhë në erë miqësinë midis Turqisë dhe Rusisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shirat e mesnatës ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Drenovë, situata tashmë nën kontroll

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.