06:52 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Corriere della Sera” i dedikon dy faqe modernizimit të Tiranës, Rama: S’lanë llaf pa thënë “shqupatarët” e analistët gjithollogë

16:36 | 13/01/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Corriere della Sera” i dedikon dy faqe modernizimit të Tiranës, Rama: S’lanë llaf pa thënë “shqupatarët” e analistët gjithollogë

Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar dy faqe të saj Planit të Ri Rregullues të Tiranës, i cili kaloi para pak ditësh në Këshill Bashkiak.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili “ngacmon” edhe kundërshtarët e tij politikë, të cilët sipas tij, “nuk lanë llaf pa thënë”.

“Çudi e madhe! Prapë me Tiranën këta?! Dy faqe në Corriere della Sera, ku flitet për drejtim vizionar e për 16 vjet epokë modernizimi, për një qytet të betonizuar, të pajetueshëm e të njëmijë të zezave?! Po që lëvdojnë edhe këta Planin e Ri Rregullues të Tiranës, për të cilin nuk lanë llaf pa thënë (si ngahera) shqupatarët dhe analistët gjithollogë?!, shkruan në Facebook kreu i qeverisë.

 

edirama

Në Planin e Ri të kryeqytetit, sipas draftit të prezantuar nga Kryebashkiaku Veliaj dhe arkitekti Italian Boeri kryeqyteti mendohet te kete dy unaza të reja vetëm për transportin publik, 7 qëndra, si dhe pyllin metropolitan ku bashkia do te synon te mbjelle 1000 pemë në muaj.  Drafti pas konsultimeve publike pritet  t’i dorëzohet Këshillit Bashkiak në muajin shtator.

 

“Revolucioni i Tiranës, luks, shoping e pallate të reja”

Një pjesë nga shkrimi i gazetës së famshme italiane:

Shpesh herë ndodh që qyteti t’u besohet vizionarëve, artistëve dhe të rinjve të cilët kanë udhëtuar dhe i kanë ardhur rreth e rrotull pothuajse gjysmës së botës. Të ardhur nga jashtë me një tjetër frymëzim ata përpiqen t’ i investojnë të gjitha idetë e tyre. Ndonjëherë ndodh që këto ide adoptohen ndërsa në raste të tjera duhet të bëjnë një hap mbrapa.

Pak punë sot, pak punë nesër, sigurisht dhe rezultati është i qartë, metropoli transformohet. Madje nuk njihet. Qyteti arrin të fshehë spekulimet dhe arrogancën e urbanizimit ekstrem.

Tirana sot është rezultat i 17 viteve modernitet. Sigurisht ky është një modernitet “alla albanese” (shqiptarçe) sic do të shpreheshin qytetarët në baret të cilat ndodhen në qendër të sheshit Skëndërbej dhe në hijen e minares së xhamisë së Et’hem Beut, dy vende të cilat një turist nuk mund të largohet pa i vizituar . Ky modernitet është përzierje e dëshirës urgjente për progres e në të njëjtën kohë dëshira për të mbajtur gjallë traditën. E gjithë kjo panoramë është një hap më pranë qyteteve europiane si Parisi, Londra, Berlini apo Milano.

Por në Tiranë, në qendër të saj pranë Muzeut Kombëtar, u godit statuja prej bronzi e diktatorit Enver Hoxha ndërsa më parë në këtë shesh italianët e Musolinit shprehnin ambiciet e tyre. Italianët në atë kohë në 1925 gjurmonin edhe arteriet kryesore të kryeqytetit. Këto arterie në vitet që pasuan u morën në dorë nga një tjetër Italian, arkitekti Stefano Boer i cili kishte për detyrë për ridizinjonte qytetin.

Sigurisht dizenjimi i Tiranës u realizua pa minuar një nga traditat kryesore të kombit, tolerance fetare, respekti reciprok, raporti vëllazëror mes të krishterëve dhe muslimanëve. Një tolerancë e tillë duket mjaft mirë në bashkëjetesën mes kishave dhe xhamive.  (A.R/SHUPLAKA)

 

Shkrimi në gazetën “Corriere della Sera”:

 

 

sera

Etiketa: modernizemplani i riramaTirana
Pas

“Nga videot seksuale te vrasjet”, 10 operacionet sekrete të KGB-së

Para

Përdorimi i shqipes si gjuhë e dytë zyrtare, Gruevski s`ia pranon “kushtet” Ali Ahmetit

Para
Përdorimi i shqipes si gjuhë e dytë zyrtare, Gruevski s`ia pranon “kushtet” Ali Ahmetit

Përdorimi i shqipes si gjuhë e dytë zyrtare, Gruevski s`ia pranon “kushtet” Ali Ahmetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.