Një operacion blic i ndërmarrë nga ana e autoriteteve italiane ka çuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 36 persona në pranga.
Ata akuzohen se trafikonin drogë, kryesisht kokainë, për llogari të organizatës mafioze ‘Cosa Nostra’.
Mediat italiane raportojnë se aksioni policor u zhvillia në lagjen Librino të Katanias, ndërsa në operacion morën pjesë mbi 200 karabinierë.
‘Catania.gds’ shkruan se Librino konsiderohet si ‘supermarketi’ më fitimprurëse nga droga. Ndërkohë, detajet nga operacioni do të bëhen publike nga prokurori Carmelo Zuçaro në orën 10:30 gjatë një konference për shtyp.
(E.K/FAXWEB)
http://catania.gds.it/2017/11/30/catania-blitz-nel-fortino-della-droga-coca-per-conto-della-mafia-36-arresti_762296/