Janë shënuar plot 303 viktima në harkun kohorë të 24 orëve të fundit në Belgjike për shkak të koronavirusit, ndërsa në total numri i viktimave është 3903 deri më tani.
Vendi po përballet me masa të rrepta sa i përket parandalimit ndërsa rritja e shpejtë e rasteve të reja ka rritur po ashtu vigjilencën e autorieteve dhe banorëve.
Megjithëse numri mund të duket i ulët, në krahasim me vendet e tjera evropiane, popullsia e Belgjikës është vetëm rreth 11.5 milionë.
Gjermania ka një popullsi prej rreth 83 milionë, dhe ka regjistruar rreth 3,000 vdekje – domethënë proporcionalisht, numri i vdekjeve për kokë banori i Belgjikës është më afër Spanjës dhe Italisë, shkruan REL.
Belgjika ka konfirmuar më shumë se 30,000 raste të të infektuarve, që prej fillimit të shpërthimit të panidemisë.
Ndryshe paraqitet situata fatmirësisht në Briotaninë e Madhe ku numri i rasteve të prekura dhe vikktimave në krahasim me ditët e kaluara ka njohur një rënie të lehtë.
Gjatë 24 orëve të kaluara, nga koronavirusi në Britani kanë vdekur 697 persona. Shifra e përgjithshme e viktimave në vendin ishullor shkoi në 11,309 persona. Kjo është dita e dytë me radhë që numri i viktimave brenda 24 orëve po shënon rënie.
Rënia e numrit të viktimave erdhi një ditë pasi Mbretëria e Bashkuara e arriti shifrën e përgjithshme prej 10 mijë viktimave, e cila më parë ishte shënuar vetëm në Shtetet e Bashkuara, Itali, Spanjë dhe Francë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)