Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende problematike, ku numri i rasteve të reja pozitive mbetet në nivele të larta. Brime për Faxweb bëjnë me dije se në qytetin e Beratit gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 6 të infektuar të rinj me Covid-19. Rastet përfshijnë një infermiere burgu, 2 edukatore dhe 3 pesionistë.
Edukatoret pasi kanë kanë patur shenja të Covid 19 kanë marrë kontaktin me spitalin Berat përkatësisht me repartin e rezervuar posaçërisht për të dyshuarit me Covid 19, ndërkohë që janë karantinuar deri në marrjen e përgjigjes dhe pas tamponit të gjashtë kanë rezultuar me pozitiv .
Ndërsa për sa i përket rastit të infermjres së burgut, ajo ka qënë në mardhënie pune dhe sapo i janë shfaqur shënjat e para është vetizoluar duke qënë në pritje të analizës, pas kryerjes të së cilës ka rezultuar pozitiv. Berati tashmë është bërë një zonë ku çdo ditë vërehen raste me COVID 19. Me hapjen e shkollave janë shtuar edhe rastet ku nuk përjashtohen edhe mësues apo dhe fëmijë të cilët janë të familjeve me prindër apo të afërm që kanë patur Covid-19.