Numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë ka arritur shifrën 333 persona, ndërkohë që 18 prej tyre kanë ndërruar jetë.
Shefja e Epidemiologjisë në Insitutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një intervistë për Fax News foli në lidhje me masat e ndërmarra për parandalimin e përhpajes së virusit më tej në popullatë ku theksoi se distancimi social është shumë i rëndësishëm.
“Këto masa e kanë zbutur kurbën e epidemisë, vazhdimi i kërtyre masave do të ketë një ndikim akoma më shumë pozitiv. Zbutja do të behët graduale. Janë disa elementë në zbutjen e këtij siç është distancimi social. Duhet të respektohet distanca, 1 metër larg, higjena personale, sigurisht që do të jemi në monitorim epidimiologjik për çdo rast.”- u shpreh ajo.
Po ashtu Tomini foli edhe për fëmijët e prekur nga koronaviurusi ku theksoi se kanë pasur simptoma te lehta.
“Janë raste me një simptomatikë shumë të lehtë, pjesa e mirë e fëmijëve sigurisht që e kanë kaluar atë fazën 14 ditore. Duhet të theksohet se virusi ka një ndikim shumë më të lehtë se moshat e mëdha. Janë kontakte të raste të konfirmuara. Jo se janë shfaqur specifikisht për të kërkuar ndihmë.”– theksoi Tomini.
Sa u përket kapaciteteve laboratorike për të kryer teste për COVID-19, Tomini tha se janë dyfishuar kapacitete dhe se mund të kryhen deri në 600 teste në ditë.
“Duhet të theksoj se në dy javët që lam pas kapacitete labotaroike janë dyfishuar. Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT është duke u bërë gati për të qenë pjesë mbështetëse kundrejt COVID. Them me bindje se apsolutisht nuk është e jashtëzakonshme për laboratorin e virologjisë në ISHP për të kaluar kapacitete e veta jo me 250, por me 500- 600 teste në ditë brenda kapaciteteve njerëzore dhe laboratorik që ai disponon.”- tha Tomini.