06:48 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

COVID-19/ KE rigrupon fondet – futen edhe 100 milionë eurot për Shqipërinë

14:51 | 28/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bashkia thirrje qytetarëve të lirojnë banesat, këto janë pallatet që kanë probleme në Tiranë

Komisioni Europian kërkon të zhvendosë në buxhet disa dhjetëra milionë euro fonde për shkak të pandemisë Corona në Europë. Ai ka përgatitur disa propozime për ndryshime shtesë në buxhet, të cilat duhet t’i miratojnë Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare në Këshillin e BE.

Sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, që i referohet autoriteteve të Brukselit, 75 milionë euro fonde do të përdoren për të marrë qytetarët e BE nga vendet e largëta të bllokuar për shkak të ndalimit të lëvizjes. Avionët që marrin qytetarët e BE në vende të ndryshme kanë marrë ndërkohë 2132 persona nga Kina, Japonia, SHBA, Maroku, Tunizia, Filipinet. Janë planifikuar edhe 80 fluturime për ditët e ardhshme. Po ashtu 80 milionë janë gati për përdorim për mjekësinë në BE për të krijuar rezerva në pajisjet mjekësore, aparate intubimi dhe maska.

Albanien Thumane | Schäden nach Erdbeben (Getty Images/AFP/G. Shkullaku)Tërmet me pasoja tragjike në Shqipëri

Propozimi i Komisionit Europian parashikon, krahas rigrupimit të fondeve të parashikuara për vitin 2020, edhe shpenzime shtesë. Ndër to 350 milionë euro do të shkojnë drejt Greqisë për të ndihmuar emigrantët që jetojnë atje.

Premtimi i 110 milionë eurove për Shqipërinë

E re si shpenzim shtesë në buxhet janë edhe 100 milionë eurot e parashikuara si ndihmë për Shqipërinë për rimëkëmbjen dhe përballimin e pasojave të tërmetit vitin e kaluar. Komisioni Europian kishte premtuar më parë 115 milionë euro për Shqipërinë pas tërmetit të rëndë në nëntor 2019, 15 milionë euro menjëherë pas tërmetit, dhe 100 milionë euro në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë të mbajtur në shkurt.

Nëse Këshilli i BE dhe Parlamenti Europian bien dakord për propozimet e reja buxhetore të Komisionit Europian, atëherë 100 milionë eurot për Shqipërinë do të jenë gati për përdorim.DW

Pas

Me simptoma COVID/ Transportohen për në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës 2 persona, kishin kaluar ilegal nga Janina

Para

Udhëzimi për shqiptarët e bllokuar në shtetin europian, MEPJ jep njoftimin e rëndësishëm

Para
Gjuha shqipe në Maqedoni, Shqipëria i përgjigjet Rusisë: I keni keqinterpretuar deklaratat e Ramës

Udhëzimi për shqiptarët e bllokuar në shtetin europian, MEPJ jep njoftimin e rëndësishëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.