Ditën e sotme në qytetin e Durrësit kanë rezultuar 3 raste të reja me koronavirus.
2 janë familjar të personit të infektuar ditën e djeshme dhe një person është punonjës në Bashkinë e Durrësit.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e djeshme se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 31 raste të reja, ndërkohë që një person ka humbur jetën. Ministria bëri të ditur se ka ndërruar jetë një 71-vjeçar tek spiatli Infektivit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë. Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.