Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin në lidhje me infektimet nga Covid-19, ku gjatë 24 orëve kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
16 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 110 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
5 në Tiranë , 4 në Vau Dejës, 2 në Himarë, 1 në Vlorë.
Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.
Discussion about this post