Corriere della Sera shkruan se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka dalë pozitiv me COVID-19. Pasi u konfirmua pozitiv Leo Duarte, lojtarët e Milanit iu nënshtruan një raundi tjetër të testimeve mbrëmjen e kaluar.
Gazeta italiane zbulon që sulmues Zlatan Ibrahimovic ka dalë pozitiv. Trajneri Stefano Pioli duhet të luajë pa Ibrahimovicin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës ndaj klubit norvegjez Bodo/Glimt.
Lojtari tani pritet të mungojë edhe në disa ndeshje të Serie A, që ka filluar këtë javë. Në ndeshjen hapëse Milani fitoi 2-0 ndaj Bolognas me dy golat që u shënuan nga Ibra, duke treguar edhe njëherë tjetër se suedezi është një shtyllë e fortë ku mbështetet ekipi kuqezi.