Testet për vaksinën që Universiteti i Oksfordit synon ta ketë gati në muajin shtator, do të nisin në mesin e majit tha për the Lancet ekspertja e virologjisë, Sarah Gilbert.
Ekspertja zhvillon një punë kërkimore të lidhur me vaksinat pranë Universitetit të Oksfordit që nga viti 1994. Për hulumtimet e saj mbi Covid 19, ajo e ka marrë tashmë një grant prej 2.2 milionë paund nga Instituti Kombëtar Britanik për Kërkimet në Shëndetësi. OBSH-ja llogaritet 70 kandidatë vaksinash në zhvillim, dhe tre të tjera siç thuhet po testohen tek njerëzit. Ndërkohë ka raporte se dhe mjekimi anti-viral Remdesivir ka dhënë rezultate mjaft të mira tek pacientët e sëmurë rëndë me Covid 19. Universiteti i Chikagos thotë se 113 pacientë të shtruar me këtë sëmundje u trajtuan çdo ditë me këtë mjekim dhe shumica dërrmuese e tyre tashmë kanë dalë nga spitali.