Sipas mjekut të njohur, Genc Sulçebe, vdekshmëria në Shqipëri për shkak të koronavirusit sipas p[rojeksioneve të tijë do të jetë rreth 1000 persona.
Në rastin më të mirë sipas mjekut, ka mundësi që në fund të epidemisë së COVID-19, vdekshmëria mund të jetë 1 në 1000 ashtu si dhe në gripin e zakonshëm
Sulçebe shton se në fillim të përhapjes së virusiot, u duk se vdekshmëria nga COVID-19 do ishte të paktën 10 herë më e lartë se sa nga gripi i zakonshëm në të cilin pohon ai, vdekshmëria është 1 për 1000 të infektuar.
Reagimi i plotë:
Nga shifrat e deritanishme ne bote duket se vdekshmeria nga epidemia COVID-19 luhatet nga rreth 10% ne Itali ne 0.3% ne rajone te tjere relativisht te vegjel, ku jane masa drastike izolimi dhe vecimi fizik bashke me testim viral te pergjithshem. Jane disa llogaritje te thjeshta te cilat mund ti bejme duke ekstrapoluar nga epidemite e tjera te ngjashme me COVID-19, sic jane ato gripit te zakonshem (influences) dhe qe njihen shume mire.
Ne fillim te epidemise u duk se vdekshmeria nga COVID-19 do ishte te pakten 10 here me e larte se sa nga gripi i zakonshem ne te cilin vdekshmeria eshte 1 per 1000 te infektuar. Tani, duket se numri i individeve te infektuar, por pa shenja klinike, pra ata qe i quajme asimptomatike, eshte shume me i madh se numri i atyre qe shfaqin shenja te semundjes. Ka mundesi pra, qe ne fund te kesaj epidemie nga COVID-19, vdekshmeria mund te jete ne rastin me te mire 1 ne 1000 ashtu si dhe ne gripin e zakonshem. Ne popullaten shqiptare, qe te arrihet ‘imunitetit i tufes’, i cili do te lejonte ndalimin e epidemise do te duhet te infektohen te pakten 1 Milion vete. Pra, vdekshmeria e pritshme e pergjithsme nuk duhet te jete me teper se 1000 ne shifra totale.
Mjeshteria dhe Arti’ i masave epidemiologjike, mjekesore, administrative etj. eshte qe te minimizohen keto humbje duke i shtrire ato ne kohe dhe duke zhvilluar nje aktivitet ekonomik, social, shendetesor (edhe per te semuret jo-COVID-19) sa me afer normalitetit dhe me sa me pak kosto ekonomike dhe sociale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post