13:48 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Covid-19/ zgjerohet harta e infeksioneve në gjithë vendin, sa pacientë ndodhen në spital

12:52 | 16/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJM I FUNDIT/ Ulet sërish numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, shërohen 33 persona

Ka ndërruar jetë një paciente në Spitalin Infektiv të Tiranës për shkak tëinfektimit të saj me koronavirus ndërsa numri i personave që kanë dalë pozitiv nga 296 persona të testuar është 24, 5 më shumë se një ditë më parë.

Pacientja që ka ndërruar jetë është një 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator,  sipas Silva Binos, ndërsa zbulon se mes personave të testuar 53 janë personel shëndetësor.

Harta e rasteve pozitive zgjerohet në Shkodër me 12 raste të reja, 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.

Deri në këto momente janë testuar 4827 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 518 raste.

Nga ana tjeter, gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informimit të përditshëm ju bëjmë me dije për situatën e 24 orëve të fundit në Shqipëri lidhur me infeksionin Sars Cov2 dhe sëmundjen COVID-19.

Dje janë testuar 269 persona të dyshuar me COVID-19, mes tyre 53 janë personel shëndetësor.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 6 janë personel shëndetësor.

Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.

Deri në këto momente janë testuar 4827 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 518 raste.

Mëngjësin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mallakaster dhe zgjerohet në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë            241 raste

– Durrës            42 raste

– Lushnje          6 raste

– Elbasan          16 raste

– Fier                 35 raste

– Kavajë            9 raste

– Rrogozhinë     4 raste

– Korçë             19 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          83 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 rast

– Has                13 raste

– Krujë              7 raste

-Tropojë           4 raste

– Pukë               5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës        9 rast

-Mallakastër     1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: silva bino
Pas

LAJM I FUNDIT/ Një tjetër viktimë nga COVID 19, vdes një grua në Sanatorium (MOSHA)

Para

Tërmet i fortë në Itali, goditet zona më e shkatërruar nga COVID 19

Para
Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ballë ishte

Tërmet i fortë në Itali, goditet zona më e shkatërruar nga COVID 19

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari

Granit Xhaka me të ardhmen e pasigurt, ish-trajneri i PSG-së e shikon si prioritet

“Vendi që e adhurova”, erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman i 2 korrikut të ambasadave

Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Hapja e ambasadës gjermane/ Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë , arrestohet autori i plagosjes me thikë

Tiranë /Finalizohet operacioni “Silent Load”, arrestohet 52-vjeçari që transportonte mallra të dyshuara si të kontrabanduara

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, 600 dronë dhe 26 raketa lëshohen në Kiev

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.