Ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me COVID-19. Sipas raportit të publikuar, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1064 raste të reja të infektimeve nga 3096 teste të kryera, si dhe kanë ndërruar jetë 25 persona.
Numri më i madh i infektimeve vijon në Shkup, edhe ate mbi gjysma, ndërsa më pas vijon Tetova, Kumanova, Shtipi, Manastiri, Velesi si dhe komuna tjera ku ka pasur infektime më të pakta.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 persona që kanë ndërruar jetë: 3 pacientë nga Shkupi (62, 82 dhe 75), 3 nga Tetova (46, 77 dhe 83), 2 nga Prilepi (71 dhe 79 ), një nga Krusheva (40), 5 pacientë nga Kumanova (34, 49, 49, 66, 66 dhe 62), 4 pacientë nga Manastiri (71,72, 73 dhe 75), 1 pacient nga Gostivari (65), 1 nga Kavadarci (69), një nga Kriva Palanka (75), 1 pacient nga Strumica (70) g), 1 pacient nga Valandova (60 ), një pacient nga Pehçeva (69) dhe 1 pacient nga Sveti Nikole (68). Nga këta, përveç dy pacientëve, të tjerët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Nga fillimi i pandemisë janë kryer 286.181 testime për Covid-19. Numri i të prekurve deri tani ka mbërritur në 44.898, numri i pacientëve të shëruar është 26289, ndërsa numri i rasteve aktive është 17346.