Shfaqja ikonike e físhekzjarreve të Londrës për Vitin e Ri 2021 është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi ditën e sotme kryetari i bashkisë së kryeqytetit britanik, Sadiq Khan.
“Nuk do të ketë físhekzjarrë në prag të Vitit të Ri këtë vit, si në vitet e mëparshme,” tha Khan për radion LBC, duke shtuar se zyrtarët po hartojnë plane për argëtim gjatë qëndrimit në shtëpi.
I pyetur se si do t’i mbante njerëzit larg Londrës natën, ai u përgjigj: ‘Epo nuk do të ketë asgjë në qytet, ne po përpiqemi të shmangim një arsye që njerëzit të dalin jashtë”.
Shfaqjet me físhekzjarre që organizohen në Londër ndiqen nga miliona njerëz dhe marrin një buxhet të madh nga bashkia.