04:53 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ç’po bluhet, Rama thërret në takim urgjent kryeprokurorin Llalla

15:33 | 04/10/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ç’po bluhet, Rama thërret në takim urgjent kryeprokurorin Llalla

Kryeministri Rama ka thirrur në një takim urgjent kryeprokurorin Llalla. Ky takim vjen pak orë pas depozitimit të kërkesës së PD-së për të verifikuar formularin e dekriminalizimit tv dy deputetëve Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani. 

Ky nuk ishte takimi i parë i Ramës për ditën e sotme, pasi herët në  mëngjes ai pati një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ujërat janë trazuar mjaft sidomos pas deklaratave të forta të ambasdorit Lu në lidhje me klanet e krimit në vend. 

Mësohet se Llalla vuri në dijeni Kryeministrin se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e thelluar ndaj deputetit Aqif Rakipi disa muaj më parë.

Procedura e verifikimit për këtë subjekt është ende në zhvillim, pasi Sektori i Posaçëm për “Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme është ende në pritje të përgjigjeve nga ana e disa prej autoriteteve të huaja, të cilave u është kërkuar informacion.

Në takim, Llalla shprehu garancitë e plota se Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji, si edhe me iniciativën e saj, kur informacioni sigurohet nga të dhënat që përpunon institucioni i Prokurorisë.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se, po vijon bashkëpunimi me autoritetet e tjera që kanë për detyrë verifikimin paraprak të subjekteve të ligjit “Për Dekriminalizimin”, ku veçoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si institucioni që kryen përpunimin paraprak të personave të zgjedhur në pushtetin qendror dhe lokal.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Adriatik Llallaaqif rakipiedi ramatakim urgjent
Pas

Rriten tensionet, Putin: Ndëhyrja me raketa mbi Korenë e Veriut e mundshme

Para

Aksioni ndaj bizneseve, ç’thotë Ministria për arritjet e grupeve të kontrollit në terren

Para
Aksioni ndaj bizneseve, ç’thotë Ministria për arritjet e grupeve të kontrollit në terren

Aksioni ndaj bizneseve, ç'thotë Ministria për arritjet e grupeve të kontrollit në terren

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.