Ashtu siç ishte paralajmëruar një nga dasmat më të përfolura të kësaj fundvere do të jetë ajo mes Besit dhe Xhensilës.
Çifti është kujdesur që për dasmën herë pas here të publikojë disa detaje që e shtojnë edhe më shumë kureshtjen e publikut, ndërkohë që kanë pranuar që do të ketë tre ceremoni.
Dhe mesa duket e para do të zhvillohet sot, shkruan ‘’Tabloid”. Secili prej tyre do të ketë nga një ceremoni me familjarët dhe në datën 1 shtator do të mbahet ceremonia me miqtë, dhe e sigurt që do të jetë dhe më e mediatizuara.
Miqtë e çiftit nuk do të lënë pa postuar foto nga një nga dasmat që pa frikë mund të rivalizojë për të qenë dasma e vitit.
(E.K/SHUPLAKA)