12:25 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ç’po ndodh me drejtësinë? Cilët janë të rrezikshmit e mafies shqiptare që janë liruar nga burgu

19:31 | 24/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Ç’po ndodh me drejtësinë? Cilët janë të rrezikshmit e mafies shqiptare që janë liruar nga burgu

Ç’po ndodh me drejtësinë shqiptare? Nga të gjitha forcat politike në vend çdo ditë po flitet për Veting, Reformë në Drejtësi, për një kryeprokuror të pavaruar, por ku janë?! Vetëm në 6 muajt e fundit  janë liruar nga burgu 4 emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë europiane. 

Të dënuar për vrasje, trafikim droge dhe prostitucion asnjë prej tyre deri më tani nuk e ka kryer të plotë dënimin. Edhe pse kanë qenë të dënuar me shumë vite burg nga drejtësia e vendeve eurpiane ata janë lënë të lirë nga gjykatat shqiptare. 

4 lirimet e bujshme të drejtësisë shqiptare:

Durim Keçi

Gjykata e Apelit të Durrësit ka vendosur ta lë të lirë Durim Keçin, edhe pse disa muaj pas arrestimit të tij të bujshëm pritej të ekstradohej drejt Italisë ku është dënuar me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për një sërë krimesh. Ditën e sotme apeli ka vendosur të pranojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Durim Keçit, duke e lënë të lirë dy ditë më parë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për ta lënë në burg.

Keçi është dënuar në Itali me 9.7 vite burg për një sërë veprash penale si armëmbajtje pa leje, trafik droge dhe shkatërrim prone. Durim Keçi u ndalua në Durrës më 11 tetor të vitin 2011, ndërsa u bë i njohur edhe në debatet mes politikanëve. Kryeopozitari Basha tregoi fotot të tij me deputetë socialistë, duke akuzuar fort se mazhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa kryeministri Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej te çadra e protestës së demokratëve.

Genc Tafili

Në nëntor të vitit të kaluar u lirua nga burgu Genc Tafili,e emër i njohur për drejtësinë shqiptare.  Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000 pasi u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e kolonel Arben Zylylftarit.  Nga gjykata ai është dënuar me 25 vite burg  por kreu vetëm 17 të tilla. Theksojmë që ai është është vëllai i Admir Tafilit, edhe ky i dënuar pë vrasje. 

Ilir Paja

Po në nëntor të 2017 u lira nga burgu Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “ufo”.  Ilir Paja është i njohur për  arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Ai është person në kërkim ndërkombëtar, sepse ndaj tij është dhënë dënimi për një vrasje të kryer në Gjermani.

Paja vuante një dënim në burgun e Krujës  dhe nga Gjykata e  Krimeve të Rënda u dënua   me 6 vjet burg, si fajtor i “plagosjes së rëndë me dashje” të një polici, gjatë operacionit për arrestimin e tij, në mars 2008, në Tiranë. Paja tentoi të vriste efektivin e policisë kriminale, Blendi Haxhimiali në vitin 2008. 

Alket Hatija

Në muajin korrik të vitit 2017 Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e cilësoi si të paligjshëm dhe të pambështetur në prova arrestimin e Alket Hatias duke e liruar nga burgu, pasi për veprat që akuzohet në Itali e ka kryer dënimin në Shqipëri.
 
Alket Hatija u arrestuanë qytetin bregdetar dhe ishte pagëzuar si “Zoti i drogës” nga italianët, që e kanë dënuar me 20 vite burg në 2015. (J.V/Faxweb)

 

 

Pas

Kujdes kur bëni ‘screenshot’, aplikacioni juaj më i dashur tani do t’ju spiunojë

Para

Ligji i Luftës, Dule për Fax News: Situatë në gjendje lufte midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka dhe s’ka çfarë të hiqet

Para
Ligji i Luftës, Dule për Fax News: Situatë në gjendje lufte midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka dhe s’ka çfarë të hiqet

Ligji i Luftës, Dule për Fax News: Situatë në gjendje lufte midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka dhe s'ka çfarë të hiqet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet Kampionati Evropian U-17 në Shqipëri, Portugalia shpallet kampione

“Treni bullgar” në Pekisht, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Postimi tronditës kundër Melonit, profesori: E shkrova me Chatgpt, u kërkoj falje të gjithëve, kam frikë se do të pushohem nga puna

Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

Akuza te “Ligjet’/ Dogjani ngre zërin: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

Afera Partizani, trupa gjykuese për Berishën do kryesohet nga Elsa Ulliri

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë siguron të drejtat për rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë

‘Debat’ te Ligjet/ Dogjani: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.